Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial vijon kontrollet intensive në të gjithë vendin në pikat e mbushjes dhe te tregtimit te bombolave te mbushura duke monitoruar vecanërisht cilësinë dhe standartet e sigurisë së ofrimit të këtij shërbimi.
 
Duke e fokusuar monitorimin tek siguria teknike e bombolave, dhe lejimi i shitjes së tyre vetëm në pikat e autorizuara, I.SH.T.I. u kërkon qytetarëve të marrin në këto pika të autorizuar vetëm bombola të certifikuara.
 
Ndërsa temperaturat e ulëta shoqërohen me konsum më të madh të gazit nga konsumatorët familjare dhe në kushtet kur I.SH.T.I. në bashkëpunim me institucionet e tjera vijon kontrollet në të gjithë vendin, ky institucion fton qytetarët të mos mbushin bombola gazi në pikat e karburantit.
  
Drejtori i Inspektimit të pajisjeve nën presion pranë I.SH.T.I. Arjan Goshi, gjatë një prononcimi për mediat, ftoi qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë perdorimit të bombolave të gazit ne ambientet familjare si dhe gjate blerjes se bombolave në pikat e pikat e licensuara te tregtimit te tyre.
 
Ai bëri këtë apel për qytetarët duke i ftuar :
1- Të mos përdorin bombola të vjetra me shenja të dukshme të korrozionit që janë jashtë afateve të kolaudimit.
2- Bombolat nuk duhet të mbushen në dyqane që kryejnë tranzvazimin nga një bombol e madhe në një më të vogël.
3- Nuk duhet të mbushen në Autogaze prane Pikave te Karburantit.
4- Në të gjitha rastet nga shitësi i bombolave të mbushura duhet të pajisen me fletë palosjen mbi menyren e instalimit dhe përdorimit.
 
Duke iu referuar ligjit per akcizën e gazit, ndryshimi i çmimit të këtij produkti ka hyrë në fuqi që prej datës 1 janar 2017, informohen qytetarët se bombolat GLN nuk reflektojnë rritje të cmimit të gazit, por ky cmim i ri prek vetëm gazin për automjete duke e konsideruar këtë nënprodukt të naftës si karburant.
 
Nisur nga fakti se tregtimi i Gln në Autogaze kryhet me Litra ndërsa me bombola kryhet me peshë, në KG, është në interesin e qytetareve që Gln të blejnë me bombola mbasi për të njëjtën sasi lekësh marrin më shumë Gln.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com