Në një intervistë dhënë për Report Tv, Kreu i ASHR, Dritan Ulqinaku, tha se ka filluar kontrolli i depozitave të ujit dhe pishinave në vend, pasi rritja e temperaturave sjell edhe rritjen e mikrobeve nëpër depozita e pishina. Ai iu bëri thirrje qytetarëve të pastrojnë depozita e ujit që të kenë më shumë siguri
Temperaturat e larta favorizojnë rritjen e mikrobeve. Por mund të themi se ka një lloj rritje sensibilizimi tek qytetarët për parametrat e cilësisë së ujit që ata konsumojnë. Qytetarët kanë sjellë kampione për të bërë analizat, me qëllim për të parë cilësinë e ujit, nëse rezulton të ketë prezencë mikrobesh.
Dritan Ulqinaku
Çfarë dëmesh sjell kontaminimi?
Detyra jonë është të kontrollojmë higjienën e ujit, ne nuk devijojmë dot për të kontrolluar cilësinë e sigurinë e ujit, një parametër është klori, një preparte, i cili bën të mundur eliminimin e baktereve. Kjo është garancia që në depozita nuk kemi shpërthime masive. Kur ndotja është e lartë, as klori nuk mund t'i mbysë mikrobet. Por ne nuk mund të kontrollojmë të gjitha depozitat në Tiranë. Ka një rritje të sensibilizimit, ne u themi klientëve se çfarë masash duhet të marrin nëse depozita e ujit rezulton me mikrobe.
Sa kohë kanë ndenjur depozitat pa u pastruar?
Kemi konstatuar depozita pa u pastruar asnjëherë, niveli i kontaminimit ishte i lartë. Të paktën 1 herë në vit depozita duhet të pastrohet. Iu bëj thirrje qytetarëve të pastrojnë depozitat pës sigurinë e ujit.
A ka filluar kontrolli nëpër pishina?
Ne jemi shumë bashkëpunëtorë me pronarët e pishinave, ata duhet të vinë tek ne sezonin e hapjes së pishinave që të sjellin vërtetimin nëse pishina është brenda parametrave cilësorë.
Çfarë masash merren për pishinat nuk i ploltësojnë parametrat?
Për këtë është inspektorati shtetëror, i cili çon deri në mbylljen e subjektit nëse nuk i plotëson parametrat. Vështirësitë që ka Tirana me furnizim me ujë pijshëm i dimë, por ajo që themi, është se ne si Drejtori e Shëndetit Publik kemi kërkuar që gjithmonë të jetë siguria e ujit për njerëzit. Bllokimi i shpërndarjes së ujit të pijshëm është një gjë pozitive, pasi asnjëherë nuk ka siguri uji që shpërndahet me autobote.

Kreu i ASHR, Dritan Ulqinaku gjatë intervistës për Report TV
Komente












