VIDEO/ Korça destinacioni perfekt për të kaluar fundjavën, dëbora zbardh fshatrat turistikë

Ulja e temperaturave ka sjellë sërish reshje dëbore në Korçë dhe në fshatin turistik të Dardhës. Velloja e bardhë që ka mbuluar këtë zonë turistike pritet që të çojë turistë që duan të kalojnë fundjavën ndryshe.

Reshjet e borës me intensitet deri mesatar kanë qenë më të dendura në lartësitë mbi 1200 m. Në fshatin turistik të Dardhas dëbora ka shkuar deri në 7 cm, gjithashtu edhe në zonat përreth Korçës situata është e njëjtë.

Deri më tani nuk raportohen problematika në qarkullimin e mjeteve, ku në zonat në të cilën kishte prezencë të reshjeve është bërë kriposja dhe pastrimi i rrugëve. Rrugët janë të hapura për kalimin e mjeteve pa zinxhirë dhe pa problematika.

Në aksin rrugor Korçë - Panarit trashësia e dëborës ka shkuar deri në 4 cm, pasi reshjet kanë qenë me intensitet të ulët dhe kalimi bëhet lirshëm, por në disa zona rekomandohen zinxhirët.

Gjithashtu në rrugën Lekas - Voskopojë dëbora ka shkuar në 3 cm, nuk ka bllokim dhe banorët kanë lëvizur lirshëm mëngjesin e sotëm. Rrugët e fshatrave paraqiten totalisht të hapura dhe pa probleme. Bashkia Korçë në rrugët që ka në administrim, ka hedhur kripë gjatë orëve të natës për të shmangur bllokimet në akset më problematike.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shpërthimi fatal për babë e bir në Lushnje, a keni siguri në vendin tuaj të punës?



×

Lajmi i fundit

Zaloshnja: Aftësia për shlyerjen e borxhit publik, Shqipëria e fundit në rajon

Zaloshnja: Aftësia për shlyerjen e borxhit publik, Shqipëria e fundit në rajon