Një i dënuar në burgun e Drenovës është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Korçës, në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Bëhet fjalë për të dënuarin Edmond Jonuzaj, i cili ishte dënuar me 12 vite burgim, ndërsa i kishin mbetur edhe 4 vite për ta përfunduar dënimin.
Pas mbërritjes në spital, Jonuzaj ka ndërruar jetë. Shkaqet janë ende të paqarta, ndërkohë që po hetohet për zbardhjen e rrethanave.
Ai njihej si person tepër problematik nga policia dhe sipas burimeve është dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale si vjedhje dhe plagosje.