Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar, i cili ka kryer një vjedhje spektakolare më 19 dhjetor të 2016-ës.

Ilir Hamzallari është person ii cili ka vjedhur një kasafortë nga zyrat e një biznesi privat.

Ai fillimisht ka tentuar që të hapë kasafortën, por më pas e ka grabitur atë pasi nuk ka mundur ta çajë.

Burime nga policia bëjnë me dije se në kasafortë ndodheshin rreth 10 milionë lekë të reja.

Ilir Hamzallari është arrestuar nga oficerët e Komisariatit nr.5 një ditë më parë. Ai është transferuar në polciinë e Korçës, për të sqaruar grabitjen që u bë më 19 dhjetor.

Ilir Hamzallari është ndihmuar nga një person tjetër i quajtur K.L për të marrë kasasfortën. Policia deri më tani nuk ka gjetur kasafortën dhe lekët që ndodheshin në të.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com