KORÇË-Policia e Korçës ka sekuestruar këtë të martë 10 kg kanabis sativa në një ambient që shërbente për lyerje automjetesh.

Si posedues i kësaj lënde narkotike është vënë në prangat e policisë pronari i këtij ambienti, Sokol Bardhollari, 27 vjeç, banues në Korçë.
 
Arrestimi i tij u bë pasi, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në një servis që shërbente për lyerje automjetesh, në lagjen nr 4 në Korçë (pronë e këtij shtetasi) iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 10 kg lëndë e dyshuar si narkotike kanabis sativa, e vendosur në një qese plasmasi ngjyrë të zezë.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” .

droga ne servis
droga ne servis
droga ne servis

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com