Korçë, Klosi: Duhen kthyer
sytë tek arsimi profesional

Korçë, Klosi: Duhen kthyer<br />sytë tek arsimi profesional
Më shumë investime dhe vëmendje do të shkojë për komunitetin rom nga ana e qeverisë. Ky premtim u dha nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi teksa inauguroi Qendrën Ndërkulturore për këtë komunitet në Korçë. Sipas Klosit pikë kyçe është afrimi i romëve dhe egjiptianëve në arsimin profesional. 

"Ajo që ne mendojmë si zgjidhje e problemeve të grupit të të rinjve të këtij komuniteti është arsimi profesional. Ne mendojme që nëpërmjet nxitjes së këtij komuniteti për të qenë pjesë e arsimit profesional mund të zgjidhim problematikat e tyre për të jetuar me një punë të denjë", tha Klosi.

Ndërsa nga shkolla profesionale TIK “Fan S.Noli” ministri vuri theksin e veçantë se duhen kthyer sytë tek arsimi profesional, aty ku po shohin edhe investitorët e huaj për të gjetur fuqi punëtore. 

"Arsimi jonë profesional nuk ka arritur akoma të gjejë të njëjtin ritëm që ka biznesi. Kurset tona të kualifikimit janë akoma kurse të cilat shkojnë në rutinë. Nuk ka një strategji të përbashkët të këtyre tre faktorëve arsim profesional, komuniteti biznesit, zyra e punësimit", deklaroi Klosi.

Ministri i Mirëqenies inauguroi në këtë shkollë dy laboratorë mësimorë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve