KORÇË - Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne (1 shkurt) në qytetin e Korçës.
Një makinë tip "Ford" ka përplasur një 80-vjeçare me iniciale J.Zh. në lagjen nr. 18.
Si pasojë, e moshuara u dërgua në spitalin e Korçës ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Menjëherë pas ngjarjes, drejtuesi i makinës "Ford" u largua teksa policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e tij.
"Më datë 01.02.2021, rreth orës 18:40, në lagjen nr. 18, Korçë, një automjet tip "Ford", ka aksidentuar këmbësorin J. Zh., 80 vjeç, banues në Korçë, i cili u transportua në Spitalin e Korçës ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore" - njofton policia.
Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.