Një person ka mbetur i plagosur me armë gjahu mbrëmjen e kësaj të enjte në fshatin Bulgarec të Korçës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 të mbrëmjes së sotme, kur një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të banesës së shtetasit Vasil Firaj, reth 38 vjeç, ku për pasojë ky i fundit ka mbetur i plagosur.
Në vendngjarje, u dërguan menjëherë shërbimet e Policisë dhe u bë transportimi për në Spital i shtetasit V.F, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka ngritur një grup hetimor dhe po punohet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com