Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë ka goditur dy raste të paligjshmërisë në kufi, gjatë kontrolleve intensive për parandalimin e lëvizjeve të kundraligjshme.
Në kuadër të kontrolleve janë vënë në pranga P. H., 35 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq, i shpallur në kërkim me masë sigurie “Arrest me burg”, u ndalua gjatë hyrjes në Shqipëri. Ai akuzohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe shtytje të të miturve në krim.
Po gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me DVP Korçë, ndaluan O. J., 21 vjeç, banues në Greqi, pasagjer në një linjë autobusi, në dalje të vendit. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Kundrejt tij nisi procedimi penal për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë. Goditen 2 raste të paligjshmërive në kufi.
Kontrolle intensive nga shërbimet e Policisë Kufitare, për parandalimin e lëvizjes në kundërshtim me ligjin, në kufi. Kapet dhe vihet në pranga nga SPK Kapshticë, një 35-vjeçar i shpallur në kërkim me masë sigurie "Arrest me burg".
Tentoi të kalonte kufirin, me një sasi lënde narkotike, procedohet penalisht një 21-vjeçar. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit dhe kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.
1.Në kuadër të kontrolleve dhe intervistimeve të thelluara nga shërbimet e policisë kufitare në kufirin e gjelbër, në hyrje për në Shqipëri është ndaluar shtetasi P. H, 35 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq.
Ndaj të cilit, Gjykata Korçë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Shtytja e të miturve në krim".
2.Gjatë kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilët ata lëvizin, shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Korçë goditën 1 rast të paligjshmërisë në kufi.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit O. J., 21 vjeç, banues në Greqi, pasagjer në një linjë autobusi, në dalje të RSh-së, iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve procedurale ndaj 21-vjeçarit nisi procedimi penal, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Komente






