KORÇË- Bankat e shkollës për dy vogëlushet nga qyteti i Korçës tashmë janë kthyer në një ëndërr e prerë në mes pasi skamja e tejskajshme ka zënë vendin e tyre.
Prej vitesh kjo skamje ka mbërthyer fatin e Kristinës dhe Evangjelinës të cilat në çdo moment psherëtijnë me zërin e tyre të ëmbël ‘Dua të shkoj në shkollë , të mësoj, të shkruaj” …….
Ndryshe nga moshatarët e tyre ato ditën e hënë e shohin një ditë të zakonshme, një mëngjes , drekë, darkë bosh pa ushqimin e nevojshëm . Buka e thatë dhe me qepë është vakti që ato konsumojnë çdo ditë .

Të ardhurat që babai i tyre siguron aty ku mund të gjejë punë janë të pamjaftueshme. Liljana , nëna e dy vogëlusheve tregon e përlotur dhe plot dhimbje se pamundësia ekonomike e detyron atë dhe bashkëshortin që ti largojë vajzat nga bankat e shkollës edhe pse në sytë e saj dhe zërin e mekur duket qartë sesa vështirë e ka për ta shprehur.
Ajo tregon me dhimbje se jeta ka qënë mjaft e padrejtë për të , e sëmurë dhe e pafuqishme, dy vajza të sëmura , duhet të përballet edhe me varfërinë e tejskajshme e cila është ulur këmbëkryq përballë tyre. Ndërtesa ku familja me katër pjesëtarë strehohet është një kasolle me kushtet ekstreme. Pamjet e fokusuara nga kamera e A1 Report pasqyron qartë mjerimin e kësaj familje.

Çatia e ndërtuar me llamarinë nuk e ndalon shiun të hyjë brenda, tyli i grisur luan rolin e derës por pa mundur të ndalojë erën të futet brenda , një stofë e falur nga dikush është ajo që ngroh sadopak muret e ftohta të kësaj ndërtese.

Flaka e qiririt është e vetmja dritë që ndricon kasollen pasi energjia elektrike nuk ekziston brenda saj, ndërsa uji i pijshëm mbushet diku larg .
”Shumë e lënduar, shumë e mërzitur, shumë e sëmurë nga gjendja e shëndetit tim dhe nuk shkoj dot të doktori sepse duan para. Në shtet nuk të ndihmon njeri, përkrahje sociale nuk marr. Të shikosh shokët dhe shoqet dhe të mos e çosh fëmijën tënd në këtë kohë është mjerim është për të qarë . Nuk e përshkruaj dot se sa e vrarë jam në shpirt,”-shprehet nëna e dy vajzave.

Pavarësisht skamjes dhe kushteve ku ato jetojnë , Kristina dhe Evangjelina kërkojnë të kthehen në shkollë, tek moshataret e tyre edhe pse mosha e vogël nuk i lejon të kuptojnë se pamundësia ekonomike është ajo që i pengon.

Në çfarë klase do shkosh?
Kristina: Në të gjashtën
Ke dëshirë të shkosh në shkollë?
Kristina: Po
Përse do të shkosh në shkollë?
Kristina: Të mësoj, të lexoj, të luaj me shoqet
Kjo është dëshira jote më e madhe?
Kristina: Po
Evangjelina: Kam qef të shkoj në shkollë të mësoj dhe të luaj me shoqet
Në cilën klasë do të shkosh?
Evangjelina: Në klasë të parë!

E ndërsa largohemi sytë e dy vogëlusheve na përcjellin deri në fund të rrugës . Largohemi me shpresën se dikush do ti kthejë sytë nga kjo familje , tek dy vajzat të cilat dëshirën e vetme kanë çantën e mbushur me libra për tu ulur në bankat e shkollës.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com