Korçë/ Basha me nxitim për takimin me banorët, gjobitet nga policia

Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me simpatizantë të PD-së në qytetin e Korçës. Duket se ai ka qenë me nxitim për të mbërritur në takim dhe ka parkuar makinën në trotuar duke mos kërkuar një vend parkimi.

Por policia nuk e ka kursyer shkeljen e kryedemokratit duke e gjobitur dhe duke i vendosur hekurat, duke i bllokuar makinën personale, atë të shoqërimit, si dhe duke i vendosur mase administrative.

Basha ndodhet në Korçë në vijim të turit të tij të takimeve në rrethe, për të ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës së 16 marsit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mond: 11/03/2019 21:26

    e kishte me nxitim vertet, gjate gjithe rruges Pogradec-Korce furgoni me siglen e PD para dhe me mbrapa 2 makinat e Bashes kane levizur me shpejtesi tej normave dhe kane kryer shume parakalime ne vende te rrezikshme te rruges, si deshmitar okular te dy grupet e makinave duke parakaluar ne menyre te gabuar me kane dale perpara dhe jam detyruar te spostohem jashte rruges.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: A po kërcënon Argita drejtuesit e opozitës?

Mero Baze: A po kërcënon Argita drejtuesit e opozitës?