/ATSH-AFP/ - Koreja e Veriut lëshoi dy raketa në Detin e Verdhë këtë javë, në kohën kur sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter është në një vizite të parashikuar në të gjthë rajonin, deklaroi sot Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut.
"Këto raketa u lëshuan ditën e martë, nga një bazë ushtarake me qendër në bregun perëndimor të Koresë së Veriut", shtoi zëdhënësi i ministrisë, Kim Min-Seok.
Këto sulme përkuan me vajtjen në Japoni të shefit të Pentagonit.
Ky i fundit është larguar nga Japonia sot për të shkuar në Seul ku do të zhvillojë diskutime në lidhje me kërcënimet që vijnë nga Veriu.
"Koreja e Veriut lëshon vazhdimisht raketa të tilla tokë-ajër", tha zëdhënësi duke shpjeguar se Ministria e Mbrojtjes nuk i sheh ato si kërcënuese./
/Shqiptarja.com