Koreja e Veriut lëshoi disa raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në ujërat e saj lindore, kanë raportuar vendet fqinje. Testimet janë kryer disa ditë pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake mes Koresë Jugore dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat verikoreanët i konsiderojnë si përgatitje për pushtim.
Testimet e raketave janë kryer teksa Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka qenë në Seul për një konferencë. Ekspertët e huaj kanë paralajmëruar për veprime të tilla të verikoreanëve, dhe ashpërsim të retorikës së luftës, para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara.
Kryeministri japonez Fumio Kishida i ka dënuar veprimet e shpeshta të tilla të Koresë së Veriut, duke thënë se testimet raketore kërcënojnë paqen dhe sigurinë e Japonisë, rajonit dhe shoqërisë ndërkombëtare. Edhe ushtria e Koresë së Jugut ka thënë se i ka vërejtur testimet e raketave, dhe këto veprime i ka cilësuar si provokime të qarta që kërcënojnë paqen në Gadishullin Korean.
Edhe SHBA i ka dënuar këto veprime të Koresë së Veriut, duke thënë se ato kërcënojnë fqinjët e Koresë së Veriut dhe që përkushtimi amerikan për të mbrojtur Japoninë dhe Korenë e Jugut është i hekurt.
SHBA-ja ka rreth 80.000 trupa ushtarake në Korenë e Jugut dhe Japoni. Përgjatë stërvitjeve ushtarake mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut, lideri verikorean, Kim Jong Un ka udhëzuar ushtrinë e tij për të rritur përgatitjet për luftë.
M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?
-
Po
54.6%
-
Jo
37%
-
Nuk e di
8.4%
Vota total: 3358
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Ruajeni Reformën vetëm nëse bëhen bashkë viktimat e saj
1 Qershor, 20:17
-
Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme në Rusi?
1 Qershor, 17:10
-
Nisma e PS, SHBA e BE këmbëngulin në nevojën e një procesi gjithëpërfshirës
1 Qershor, 12:22
-
Pasurohet arsenali i FSK-së, ministri i Mbrojtjes së Kosovës konfirmon: Është bërë pagesa e parë për raketat antitank 'Javelin'
1 Qershor, 09:14
-
Lufta në Gaza/ Hamas: Mirëpresim vërejtjet dhe thirrjen e Biden për armëpushim! Blinken: Ekziston mundësia për t’i dhënë fund luftës
1 Qershor, 08:46
-
Donald Trump zotohet të apelojë vendimin që e shpalli fajtor
1 Qershor, 08:23
-
Blinken konfirmon: SHBA-ja i ka dhënë leje Ukrainës t’i përdorë armët e saj për sulme në Rusi
31 Maj, 20:29
-
'Të dua babi' - Ivanka Trump mbështet të atin, pasi u shpall fajtor se pagoi aktoren e filmave për të rritur
31 Maj, 08:50
-
Fajtor për 34 akuza, Trump nuk do të shkojë në burg dhe mbetet kandidati republikan për President! Si rrezikon të humbasë votën e moderuar
31 Maj, 08:50
-
SHBA dhe Britana bombardojnë rebelët Houthi, raportohen 2 të vdekur dhe 10 të plagosur
31 Maj, 08:32
-
Shpallja fajtor e Donald Trump, çfarë duhet të dini…
31 Maj, 07:35
-
Lufta në Ukrainë/ Media: Biden autorizoi Kievin të përdorë armët amerikane për të goditur Rusinë, por vetëm për të mbrojtur Kharkivin
30 Maj, 22:34