Korkuti: Refuzimi i Kosovës 
në UNESCO, mendësi mesjetare
Kosova jashtë UNESCO-s për 3 vota

Korkuti: Refuzimi i Kosovës <br />në UNESCO, mendësi mesjetare<br />Kosova jashtë UNESCO-s për 3 vota
TIRANE- A i përkasin artefaktet e trashëgimisisë kulturore të Kosovës pasurisë botërore? “Jo... përderisa gjenden në Kosovë” është ideja paradoksale e atyre që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESKO.

Ulpiana e Kosovës ka gjurmët e qytetërimeve, ilire, greke, romake të shekujve të parë të erës së re, thotë arkeologu i njohur Myzafer Korkuti, njëkohësisht kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ai kujton edhe “aureolën” e arkeologjisë së Kosovës Perëndeshën Dardane që para pak kohësh eskpozohej në Beograd e së fundmi në Paris.

Kosova dje nuk arriti të marrë numrin e votave të mjaftueshme në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s për t’u bërë anëtare e kësaj organizate. Për të siguruar anëtarësimin janë dashur 95 vota. Kanë votuar 142 shtete, 92 shtete pro, mes tyre: Maqedonia, Franca, Italia, Mali i Zi, Sllovenia, Anglia, Hollanda, e të tjerë. Ishin kundër 50 shtete, ku përfshihen Serbia, Sllovakia, etj. Ndërkohë Rusia ka mbështetur Serbinë. Ka qenë ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov që e ka lidhur çështjen e trashëgimisë kulturore me politikën, ai ka thënë se është kundër përdorimit të UNESCO-s si mjet për të legjitimuar “shtetin e vetëshpallur të Kosovës”. Ndërsa 29 shtete abstenuan. Ky është rezulati i një beteje të humbur për të qenë pjesë e kësaj organizate botërore pas 10 vjetëve përpjekjesh të shtetit më të ri të Europës për të hyrë në UNESKO.   

Lajmi dje është përcjellë me reagime të shumta, ndërsa kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Myzafer Korkuti, i intervistuar nga “Shqiptarja.com” shprehet se mospranimi i anëtarësimit të Kosovës është paradoksal. I befasuar nga qëndrimi kundër i Rusisë, Korkuti e quan refuzimin e anëtarësimit të Kosovës si një “qëndrim dritëshkurtër të politikanëve”. Ndërkohë ai rrëfen përkatësinë në trashëgiminë botërore të thesareve që prej një shekulli vijonë të zbulohen në Kosovë.
  
Zoti Korkuti, në kohën që politika europiane po modernizohet e po hapen rrugët e bashkëpunimit mes popujve, me rrëzimin e propozimit të Kosovës për t’u futur në UNESKO, duket sikur mbahet ende një qëndrim agresiv ndaj saj. Duke e parë trashëëgiminë e Kosovës si pjesë të trashëgimisë botërore, mendoni se është i justifikuar mosparovimi për t’u futur në UNESKO?
 -Ashtu është. Vlerat kulturore të trashëgimisë së Kosovës janë pasuri e gjithë Ballkanit dhe të gjithë Europës. Mohimi i këtyre vlerave është pikëpamje mesjetare dhe këto pikëpamje mbizotërojnë politikën sot. Të mohosh vlerat e kulturës, të trashëgimisë së Kosovës, është një paradoks i momentit. Disa vende me një kulturë imperialiste siç është Rusia, etj, bëhen keqdashëse, por unë nuk do ta pranoja që kjo të ndodhte me Rusinë, me vendin e kulturës, të arteve, e që të arrijë në këto ekstreme. Por këta janë politikanët dritëshkurtër të kohës sonë.
 
Cila janë ato ikona të trashëgimisë, ato artefakte që spikasin më fort për të treguar vlerat dhe rolin vendimtar në kontaktet me qytetërimin botëror?
 -Është Ulpiana, që në shekujt e parë që ishte një qytetërim botëror, para se vinte qyterimi grek, ishte një qyterim romak. Të mohosh atë, do të thotë të mohosh vlerat e një qytetërimi botëror. Ka pasur edhe ektremistë të kulturës serbe që e kanë ditur çfarë është vlerë dhe jovlerë në Ulpianë dhe nuk kanë vonuar ta vlerësojnë. Është jashtë çdo mendësie që t’i mohosh hyjrjen në listën e kulturave botërore kësaj pjese të kulturës antike ilire.
 
Sa vite ka që bëhen gërmime arkeologjike në Ulpianë?
 -Bëhen një shekull gërmime, që nisën që midis dy luftërave botërore dhe kanë ecur ritimikisht që të evidentohej kultura dhe trashëgimia e Kosovës. Dhe duhet thënë se arkelogjia e Kosovës në kohën e Republikës së Jugosllavisë pati lulëzim. Ka vëllime të mëdha të librave arkelogjikë në Kosovë të botuar që nga ajo kohë, deh që bëjën të ditur vlerat e kësaj trashëgimie.
 
Në atë kohë veç arkeologëve shqiptarë, a ka pasur arkeologë të Eruropës që kanë dhënë ndihmë në këto gërmime?
 -Unë do të thosha për Millutin Garashan në Beograd, për akademikun beogradas, që ka vlerësuar në mënyrë objektive përkatësinë  e trashëgimisë ilire pa i mohuar këto vlera. Sjeroviç, por edhe arkeologë të tjerë kanë treguar objektivitet me vlerat e Kosovës. Kujtojmë këtu ekspozitat me artefaktet arkeologjike të Kosovës në Francë.
 
Cili është artefakti që ka rëndësi për historinë?
 -Është hyjnesha dardane, një aureolë e arkeologjisë dhe simboli i saj është një model që hyn në këto vlera të trashëgimisë boëtrore.
 
 Mendon se mund të ketë ndikuar edhe pala shqiptare me punën e saj jo aq perfekte që solli mosaprovimin?
 -Nuk di të them hollësira, por projektet e Akademisë së Shkencave dhe Institutit të Arkeologjisë nuk janë ndërprerë. Janë bërë botime, albume, etj. Unë e quaj momentale këtë situatë. Rruga e përfshirjes së Kosovës në UNESKO është e padiskutueshme, si pjesë e kulturës së Ballkanit.
 
UNESCO














Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 Nentor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe