Koronavirus izolon edhe 'shpirtrat e lirë'. Mesazhet sensibilizuese i lënë vendin tingujve të muzikës, librave dhe filmave

Më shumë se 10 ditë nga konfirmimi i rastit të parë me koronavirus në Shqipëri dhe ende frikë për rritje të shifrave të të prekurve. 

Kjo situatë ka mbyllur në shtëpi edhe artistët, mes tyre edhe 'shpirtra të lirë' që rrallë qëndronin në shtëpi. 

Sot, ata kanë zëvëndësuar videot selfie me video ku këndojnë, rekomandojnë tituj librash dhe filmash. 

Këngëtari Klint Collaku thotë se ditët në shtëpi janë të vështira, kurse përkthyesja Aida Baro lexon një frangment nga "Përçmimi" i Alberto Moravias

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:46
Koronavirus/ Blerina Bombaj: Të rezistojmë me sytë lart nga qielli

Dietologia Blerina Bombaj gjithashtu ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale me këshillat e saj gjatë kësaj periudhe , kur nevojitet kujdes i shtuar. 

Ajo ka dhënë këshilla për një imunitet të fortë, bazuar në 4 rregulla që mund të ndiqen. 

Sipas saj, koronavirus është rasti kur duhet të kuptojmë se mbi politikën, pushtetin dhe gjithë ne është një forcë më e madhe e ajo e Zotit, ndaj bën thirrje për 'rezistencë' me kokën lart nga qielli. 

 

Ora 11:13
Terapia e këtyre ditëve... Nga 'Aviator' te 'Chocolat' lista me 15 filmat që mund të shikoni në vetëizolim

Gazetarja Elsa Ymeri, në një lidhje skype në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv ka dhënë 15 tituj filmash shumë interesant që mund të shikoni gjatë ditëve të izolimit në shtëpi.

Lista e plotë e filmave:

1.The Shaëshank Redemption
2.Another Fleë Over The Cucko's Nest
3.The Aviator
4.What's Eating Gilbert Grape
5.The Diving Bell and the butterfly
6.Knight of Cups
7.The Talented Mr.Ripley
8.Chocolat
9.Damage
10.Youth
11.La Grande Belleza
12.The Skin I Live In
13.Pain and Glory
14.Gia
15.La Vie En Rose 

Ora 10:50
Këngëtari: Jam njeri i lirë! Qëndrimi në shtëpi është i vështirë, po bëj edhe 'punë shtëpie'

Klint Çollaku duket se është nga ata artistë për të cilët qëndrimi në shtëpi është i vështirë. Këngëtari shprehet nëpërmjet një video mesazhi se duke qenë se është një njeri që nuk qëndron shumë në shtëpi, e ka patur të vështirë izolimin, megjithatë është diçka që duhet ta bëjë. Ai tregon edhe rutinën e tij të përditshme.

Ora 10:49
Covid-19/ Mjeku veteriner Martin Llazani: Kafshët nuk ju transmetojnë virusin, por bëni kujdes...

Koronavirusi i ri nuk transmetohet nëpërmjet kafshëve.

Në këto ditë të vështira ku të gjithë duhet të qëndrojnë në shtëpi, si masë kundër perhapjes masive të Covid-19, kafshët shtëpiake janë ato të cilat mund të bëhen shoqëruesit tanë më të 'sigurt' pasi deri tani nuk ka asnjë të dhënë që mund të bëhen transmetuese të koronavirus te njeriu.

Megjithatë, nëpërmjet një video-mesazhi mjeku veteriner Martin Llazani thotë se duhet të evitoni daljet e shpeshta me kafshët tuaja shtëpiake jashtë dhe të shmangni kontaktin e tyre me kafshët e tjera.

Ora 10:47
Koronavirus/ Përkthyesja Aida Baro mesazh nëpërmjet 'Përçmimit' të Moravias: Lumturinë e vërtetë njeriu e perjeton kur nuk është i vetëdijshëm për të!

Ka qenë një mesazh emocionues ai i përkthyeses Aida Baro, e cila nëpërmjet një video-selfie për emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv ka thënë se shqiptarët kanë treguar se kanë ditur t'ja dalin në çdo betejë, e keshtu do të ndodhë edhe në luftën kundër Covid-19, virusi që prej dy javësh ka regjistruar dhjetëra të prekur dhe 2 viktima edhe në vendin tonë. Përkthyesja Aida Baro ka sugjeruar edhe disa libra që gjatë karantinimit mund t'i lexoni fëmijëve, kursë për të rriturit ka zgjedhur të lexojë një pjesë që të lë pa frymë, nga libri "Përçmimi" i Alberto Moravias.

Ora 09:19
Nga 'Zemra e një gruaje' te 'Vajta kalova', Erik Lloshi sjell tinguj shprese nga shtëpia e tij. Ja kush e shoqëron

Erik Lloshi është po ashtu i karantinuar në shtëpinë e tij. 

Ai ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa video ku po këndon këngë të njohura shqiptare: "Zemra e një gruaje" e Aleksandër Gjokës, por edhe "Vajta kalova gjithë Kalabrinë" të cilet shihet që po e këndon së bashku me prindërit e tij, duke na përcjellë në këtë mënyrë një mesazh të rëndësishëm: nëpërmjet këtyre videove: Boll u ankuat se po qëndroni mbyllur, shfrytëzojini për të kaluar kohë të bukura me familjen tuaj. 

D.M./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kjo eshte Si Yll...: 20/03/2020 22:03

    Kesaj si ndodhe gje ,,se e ka Zemren Flori ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Meritoni - Eglës: Më ke drejtuar gishtin për ngacmim seksual! Banorja: Je i leshtë, nuk kupton

Meritoni - Eglës: Më ke drejtuar gishtin për ngacmim seksual! Banorja: Je i leshtë, nuk kupton