Koronavirus nuk po kursen asnjë. Së fundmi është mësuar se presidenti i dy klubeve me emër në Europë si Olympiacos dhe Nottingam Forest në Angli, Vangelis Marinakis, ka rezultuar mbartës i virusit. Lajmin e ka dhënë vetë Marinakis, që është një nga personat më të pasur në Greqi i cili merret me biznesin e anijeve.
Në rrjetet sociale Marinakis ka shkruar: “Virusi i fundit më ka prekur mua dhe u ndjeva i detyruar te njoftoja publikun. Ndihem mirë, po marr të gjithë masat e nevojshme dhe jam karantinuar sipas udhëzimeve të mjekësve. I këshilloj fuqimisht të gjithë bashkëqytetarëve të mi të bëjnë të njëjtën gjë si unë. Iu uroj të gjithëve një shërim të shpejtë.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komente

