Koronavirusi ul tensionin Rama-Meta, analistët: Qëndrime korrekte! Tërheqja e Kryemadhit? Më mirë të heshtë se të flasë marrëzira

TIRANE-Koronavirusi ka ulur tonet e ashpra të politikës shqiptare. Sinjalet e para u dhanë nga presidenti Meta i cili vazhdimisht ka mbështetur masat e qeverisë, e më pas kryeministri Rama që diskutimet me të në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë i quajti si shembull për t'u marrë.

Por a fshihet dicka pas këtij armëpushimi? Për analistët Edvin Kulluri dhe Ilir Yzeiri këto janë qëndrime korrekte të politikanëve kur vendi ndodhet në situata të vështira.

“Në një situatë të jashtëzakonshme është normale të ketë një sens të përbashkët të të gjithë aktorëve politikë për të venë në funksion të interesit të qytetarëve sjelljen e tyre politike. Faktorët politikë duhet të japin kontributin e tyre nga pozicioni që janë”, shprehet Kulluri.

“Çdo veprim politik duhet vlerësuar në atë momentin që ndodh dhe për atë që ndodh. Në këtë rast bashkëbisedimi ose komunikimi i çtensionuar u arrit sepse tema e diskutimit ishin masat që duheshin marrë për të përballuar koronavirusin. Jemi në kushte specifike dhe secili politikan bën nder të sillet si burrë shteti”, thotë Yzeiri.

Qëndrimi indiferent i Monika Kryemadhit është parë si duhuri. “Më mirë të heshtësh se të flasësh marrëzira, dhe unë besoj se ky është qëndrimi më korrekt se i kryetarit të PD”, shprehet Kulluri.

“Gjëja më e bukur dhe e mençur që ka bërë është pikërisht kjo, të largohet nga skena. Ka gëzuar me ketë qëndrim jo vetëm ata që e duan por edhe ata që nuk e pëlqejnë”, thotë Yzeiri.

Analistët janë në të njëjtën linjë sa i përket qëndrimit të opozitës jashtë parlamentare dhe kreut të PD Lulzim Basha.

“Ultimatumi i djeshëm i Bashës për të dhënë përgjigje për 24 orë është qesharak. Se asnjë palë politike nuk mund ti verë kushte qeverisë në këtë situatë që jemi. Unë shikoj mediokritet të madh nga opozita”, thotë ndër të tjera Kulluri.

“Reagimet e Bashës janë kontradiktore. Ato nisin si reagime të sinqerta, mbështesin masat e qeverisë, reagimet e opozitës në një kohë lufte. Por këto reagime zgjasin shumë pak se menjëherë pastaj Basha nën presion e Berishës i ndryshon qëndrimet e tij”, tha Yzeiri.

Të vetmet tone që nuk janë zbutur as nga koronavirusi janë ato të të kryeministrit Rama dhe kreut të PD Lulzim Basha. Vetë kryeministri pranoi se ka pasur debate me kreun e PD Lulzim Basha edhe në mbledhjen e Këshillit të sigurisë ku diskutoheshin pikërisht masat e marra për situatën e vështirë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/04/2020 03:56

    Ne horizont po duken rete e nje pazari te mundshem politik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj