Ambasada italiane në Tiranë ka organizuar që nga java e kaluar riatdhesimin e qytetarëve italianë, të cilët duan të kthehen në vendin e tyre, por që janë penguar nga ndalimi i kalimit të kufijve, vendosur nga Shqipëria si masë për pengimin e shpërndarjes së koronavirusit. Sipas një njoftimi të Ambasadës, më 11 mars u organizua fluturimi i parë me 133 pasagjerë, më 12 mars i dyti me 138 pasagjerë, ndërsa të hënën u nis edhe avioni i tretë me 166 qytetarë italianë, mes të cilëve 5 ishin bllokuar në Malin e Zi.
Diplomatët italianë kanë falenderuar për bashkëpunimin në këtë operacion ministrinë shqiptare të Infrastrukturës dhe Energjisë, ministrinë e Brendshme dhe Autoritetin e Aviacionit Civil shqiptar. Ambasadori Fabio Bucci ka falenderuar personalisht të gjithë ata që kontribuuan, duke përmendur punën e madhe që është bërë ditën dhe natën edhe nga personeli i institucioneve shqiptare, çka bëri të mundur kthimin në atdhe pa probleme të qytetarëve italianë që kishin mbetur të bllokuar bnë vendin tonë dhe në Malin e Zi.
Komente


Ikni kerma,,,pisa mjerez me viruse e semundje...e mos hajdeni me...
Përgjigju