Koronavirusi/ Ambasada e Shqipërisë në Itali ndërpret shërbimet konsullore në Romë, Milano e Bari

Koronavirusi/ Ambasada e Shqipërisë në Itali ndërpret shërbimet konsullore në Romë, Milano e Bari

1583844975_Ambasada699x375.jpg

Ambasada shqiptare në Romë njofton të gjithë shqiptarët që jetojnë në Itali, se në vijim te zbatimit të masave të marra nga shteti italian pas përhapjes së koronavirusit, konsulltatat shqiptare ne Romë, Bari e Milano do mbyllen deri në nje daë tjetër qe do te njoftohet.

Njoftimi i plote

Në vijim të Dekretit të Keshillit të Ministrave të Republikës Italiane nr.14 të datës 9.3.2020, për intensifikimin e mëtejshem të masave urgjente për të parandaluar përhapjen e COVID-19, në të gjithë territorin italian, Ambasada e Shqipërisë njofton se Zyra e saj Konsullore si dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano e Bari, ndërpresin shërbimet konsullore duke filluar nga dita e sotme, 10 mars 2020, deri në një njoftim të dytë.

Shërbimet konsullore (me përjashtim të akteve noteriale dhe lejes së kalimit për fëmijë) do të vijojnë të jenë në dispozicion të qytetarëve nëpërmjet postës, si edhe vetëm për rastet urgjente (si leja për transport trupi, bazuar mbi çertikatën mjekësore të autoriteteve kompetente). Qytetarët që kanë takim për aplikim për pasaportë dhe letërnjoftim gjatë këtyre ditëve, do të njoftohen në një moment të dytë për datën e re të takimit, sapo situata të normalizohet. Ju ftojmë të kontrolloni vazhdimisht profilin tonë në Facebook, tëitter dhe faqet tona zyrtare për njoftime të reja.

Duke marre shkas nga situata serioze për nga rreziku dhe pasojat, ftojmë të gjithë qytetaret të perballojnë këto momente me pergjegjësi të lartë civile, duke respektuar rreptësisht dhe me rigorozitet masat e Dekretit, me besim të plotë tek autoritet italiane.

Ambasada e Shqipërisë në përputhje me dekretin në fjalë, rekomandon qetësi, maturi dhe shangie të lëvizjeve drejt çfardo destinacioni, përfshirë Shqipërinë, deri në normalizimin të gjendjes.

Së bashku me punën e palodhur të autoriteteve italiane do t’ia dalim mbanë!

Kapërcimi i situtës varet nga sjellja e përgjegjshme e çdo qytetari.

Ambasada fton qytetaret shqiptarë të japin shembullin personal duke iu bashkuar thirrjes së qeverisë italiane dhe shoqerisë civile “Unë rri në shtëpi".

Besim e kurajo civile!

Solidaritet me popullin italian!

Së bashku edhe në momentet e vështira!''


Lajmi kryesor:

Koronavirusi në Shqipëri/ Ndeshjet pa tifozë, anulohen të gjitha seancat gjyqësore! Dezinfektohen ambientet publike (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot