Ditën e sotme janë dezinfektuar urbanët e transportit brenda për brenda Tiranës.
Dezinfektimi i transportit publik do të vazhdojë çdo mbrëmje pas mbylljes së turnit dhe çdo mëngjes përpara se të nisë qarkullimi i tyre. Ndërsa thirrja kryesore e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor është evitoni sa më shumë të mundeni përdorimin e transportit publik.
Nga ana e kompanive janë angazhuar stafe të specializuara, të cilat bëjnë dezinfektimin e autobusëve, një proces i cili do të bëhet në mënyrë të vazhdueshme, për çdo natë, për shkak të numrit të lartë të qytetarëve të cilët i përdorin ato.
Lajmi kryesor: