Koronavirusi/ Futet në fuqi ndalimi i lëvizjes në këmbë! Binden vetëm korçarët dhe sarandiotët, vlonjatët dhe shkodranët në xhiro (VIDEO)

TIRANË-Prej orës 18:00 të pasdites së sotme ka hyrë në fuqi ndalimi i lëvizjes në këmbë në të gjithë Shqipërinë. Por a janë ndërgjegjësuar qytetarët dhe a po zbatohet urdhri? Report Tv bëri një vëzhgim në Tiranë dhe në qytetet e tjera kryesore të vendit për të parë se çfarë po ndodh. Në Tiranë, Korçë dhe në Sarandë urdhri është respektuar, ndërsa në Elbasan, Vlorë, Kukës, Lezhë dhe në Shkodër pas orës 18:00 ende në rrugë ka pasur lëvizje qytetarësh, të cilët janë këshilluar nga policia dhe ushtria të futen brenda. Ndërkohë që nesër, kryeministri Edi Rama tha se do të hyjë në fuqi gjoba edhe për këmbësorët dhe ata që ulen në parqe apo mjedise të hapura. Një masë drastike kjo që vjen pas bllokimit të qarkullimit të automjeteve në të gjithë Shqipërinë, ku lejohet vetëm lëvizja vetëm në dy orare për ata që shkojnë në punë, në mëngjes deri në 08:00 dhe pasdite 16:00-17:00.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:26
Në Korçë të gjithë qytetarët brenda, asnjë në rrugë pas orës 18:00

Korça ashti si Saranda janë dy qytetet e vetme, ku qytetarët janë ndërgjegjësuar duke qëndruar të gjithë brenda në shtëpi. Në Korçë nga vëzhgimi që ka bërë Report Tv në rrugë nuk është asnjë person. Të vetmet makina në qarkullim janë automjetet e policisë që patrullojnë në cdo pikë kyçe dhe në zonat e brendshme të qytetit.

Ora 19:18
Elbasanasit ende s'e dinë që ndalohet lëvizja në këmbë, policia i këshillon të futen brenda

Në Elbasan pjesa dërrmuese e qytetarëve i janë bindur urdhrit për të qëndruar në shtëpi por ka dhe nga ata persona që nuk e dinë ende për njoftimin, ndërsa janë njoftuar nga punonjësit e policisë bashkiake e cila ndodhet në bulevardin kryesor dhe ndalon çdo person që shikon në rrugë dhe e këshillon që të shkojë në shtëpi.

Ora 19:15
Fierakët thuajse të gjithë brenda! 'Kyçen' në shtëpi pas urdhrit të Ramës

Report Tv ka bërë një vëzhgim edhe në qytetin e Fierit, ku në rrugë ka vetëm një numër të vogël njerëzish, teksa pjesa dërrmuese i janë bindur urdhrit.

Ora 18:55
Lezha nuk zbaton urdhrat, njerëzit lëvizin normalisht në rrugë

As qytetarët e Lezhës nuk I binden urdhrit për ndalim të qarkullimi pas orës 18:00 dhe qëndrimit në banesa. Në rrugët e qyteti vihen re lëvizje të njerëzve edhe as orarit të caktuar nga kryeministri, i cili paralajmëroi gjoba për këdo që nuk bindet.

Ora 18:31
Nuk ka ndërgjegjësim as në Kukës! Njerëzit vijojnë lëvizjen në rrugë

Edhe në qytetin e Kukësit qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar të gjithë për të ndaluar lëvizjen në këmbë pas orës 18:00. Report Tv sjell pamjet nga qendra e qytetit, ku një pjesë e qytetarëve vijojnë lëvizjen normalisht.

Ora 18:31
Saranda shembull! Asnjë qytetar në rrugë pas urdhrit

Rrugët e qytetit të Sarandës janë krejtësisht bosh. Report Tv sjell pamjet nga qyteti bregdetar ku nuk duket asnjë qytetar në rrugë, përveç efektivëve të forcave të policisë.

Ora 18:22
Në Vlorë ende nuk ka shkuar urdhri! Qytetarët vijojnë të qetë xhiron e mbrëmjes

Në Vlorë qytetarët nuk i janë bindur urdhrit që të mos lëvizin në rrugë pas orës 18:00 si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ora 18:21
Tirana i bindet urdhrit! Qytetarët në rrugë numërohen me gishtat e dorës

Në Tiranë në zonën e Bllokut dhe të Bulevardit të Ri numri i personave që lëvizin në këmbë pas orës 18:00 kur u fut në fuqi urdhri, numërohet me gishtat e dorës. Ndryshe  nga mbrëmja e djeshme ku numri i qytetarëve që kishin dalë në shëtitje ishte i konsiderueshëm, sonte ka ndryshuar gjithçka. Në rrugë janë tek-tuk disa qytetarë, të cilët kanë marrë furnizimet e nevojshme dhe po kthehen në shtëpi. Në Bulevardin e Ri në Tiranë në terren është ushtria dhe policia për të monitoruar vendimin e fundit të kryeministrit për të ndaluar lëvizjen në këmbë pas orës 18:00. Ndërkohë që në rrugë vijojnë që të jenë ende altoparlantët 'lëvizës' që këshillojnë qytetarët që të mos dalin në rrugë dhe të respektojnë masat.

Ora 18:19
Ndalimi i lëvizjes në këmbë/ Shkodranët kërkojnë kohë: Urdhri ishte i shpejtë

Shkodranët ende nuk i janë bindur urdhrit të kryeministrit Edi Rama për të mos lëvizur në këmbë pas orës 18:00. Qytetarët duket se kanë pasur nevojë për më shumë kohë. Në zë, qytetarët janë shprehur se urdhri ishte i shpejtë duke kërkuar më shumë kohë, ndërsa të tjerë kërkojnë që të ketë më shumë ndihma, pasi pezullimi mund të jetë problematik për personat që ushtrojnë profesionet e lira. Në qendër të Shkodrës ka lëvizje, edhe pse numri nuk është i lartë, krahasuar me mbrëmjen e djeshme. Efektivët e policisë i kanë ndaluar duke i këshilluar që të mos lëviznin në këmbë. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selenice: 17/03/2020 08:38

    Vlorezeza thuaje

    Përgjigju
  • koment: 17/03/2020 01:11

    Po mos ishte Vlora ne liste, do kishim komente lokaliste te tipit " nuk marin vesh maloket",thyejne urdherin e Padishahut:) Te kalojme sa me lehte kete epidemi vellezer!

    Përgjigju
  • Afrimi: 17/03/2020 00:21

    EDI RAMA JE NJE KRYEMINISTER I PUNEVE DHE JO I LLAFEVE,,,TE FALENDEROJ SHUME PER BLLOKIMIN E LINJAVE TE KAMZES-PASKUQANIT,,E PERIFERISE NE PERGJITHSI,,,,NA E HOQE KETE BARRE TE RENDE QE MBANTE TIRANA PER 30 VJET ,,EDHE PSE E PERKOHSHME,,,NA I LARGOVE SHPELLARO-MALOKET -KATUNARET NGA TIRANA,,,, JU LUTEM SHUME A KA MUNDESI TA MBYLLESH PERFUNDIMISHT LINJEN E KAMZES,DHE ATO LINJAT QE SHKOJNE ANDEJ NGA ASTIRI,-VAQARR E KUDO NE PERIFERI,,,,TIRANA DO MERRTE FRYME LIRSHEM NGA MBYLLJA E KETYRE LINJAVE,,,MJAFTON TE DALESH SOT NE TIRANE DHE NUK TE SHEH SYRI KEMBE MALOKU,,,ME DUKET SI CLIRIMI I DYTE I TIRANES..KU PASKEMI QENE...

    Përgjigju
  • Shabani: 16/03/2020 20:39

    Njerez legena. Njoftimet e qeverise nuk i lexojne se kane shume pune por nese Zogu i tiranes ben status qe do i qi ne byth te gjithe e shohin dhe dalin te sheshi me vrap.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare