ITALI- Koronavirusi i ka marrë jetën një ish- mësueseje shqiptare, e cila prej disa vitesh ishte zhvendosur në Itali.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka humbur jetën 69-vjeçarja Shpresa Reçi (Allkanjari). Ajo jetonte prej vitesh në qytetin Lod në afërsi të Milanos, ku dhe ka humbur jetën. 69-vjeçarja ishte shtruar në spital, ku fatkeqësisht nuk ka mundur që të fitojë betejën me këtë sëmundje.
Ndërkohë, mësohet se edhe bashkëshorti i saj, Gëzim Allkanjari është i prekur nga COVID-19 dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Allkanjari ka qenë mësuese fizike, kur ishte në Shqipëri.