Koronavirusi/ Mbyllen fluturimet edhe me Britaninë e Madhe! Rama: Kjo luftë është e gjatë, mos luajmë 'kukamfshehti'

Koronavirusi/ Mbyllen fluturimet edhe me Britaninë e Madhe! Rama: Kjo luftë është e gjatë, mos luajmë 'kukamfshehti'

TIRANË- Nga sot në orën 23:59 do të pezullohen fluturimet edhe me Britaninë e Madhe, si një masë parandaluese në betejën kundër koronavirusit. Një vendim i tillë është marrë ditën e sotme nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke qenë se Britania e Madhe ka marrë masat shumë vonë, vetëm pasi janë konfirmuar 1372 të infektuar dhe 35 viktima, dhe mbi të gjitha jetojnë shumë shqiptarë. Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka bërë me dije këtë masë drastike, siç edhe ai e quan.

I pari me të cilët mbyllën kufijtë ishte Italia, për shkak të numrit të lartë të të infektuarve dhe viktimave, ndërkohë që më pas u pasua edhe me vendet e rajonit, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Greqinë.

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar durim për në një luftë për të cilën ka paralajmëruar se nuk do të jetë e shkurtër, teksa ka njoftuar se ka pasur një bisedë telefonike me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, përmbajtjen e së cilës do e zbulojë pasdite. Një falenderim ka pasur kreu i qeverisë për të gjithë qytetarët që janë ndërgjegjësuar, duke u shprehur i bindur se " me këtë unitet të fortë do e përballojmë me patjetër".

"Sot pasdite bisedë telefonike me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Më pas, në orën 18.30, do t’ju komunikoj mesazhin tim të drejtpërdrejtë! Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin fantastik dhe zbatimin mbresëlënës të rregullave të luftës, që me këtë unitet të fortë do ta përballojmë me patjetër! Besim se gjithçka po bëjmë është gjëja e duhur, në çdo hap e çdo ditë dhe durim, durim, durim, sepse kjo luftë nuk do të jetë e shkurtër dhe s’është gjëkundi një lojë kukamçefthi, ku po u “fshehëm” një javë i’a hodhëm! Ju siguroj të gjithëve se po punojmë ditë-natë për të mos lënë vetëm asnjë shqiptar dhe për të bërë gjithçka për shëndetin e për ekonominë familjare dhe kombëtare po ashtu! Durim, durim, durim! Frikë aspak, kujdes po! Do t’ia dalim edhe kësaj lufte medoemos", shkruan Rama.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

Mbyllen kufijtë me këto shtete 
-Itali
-Greqi
-Maqedonine Veriut
-Kosovë
-Malin e Zi

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shoku: 16/03/2020 16:56

    Po ca vone i ka marre Anglia masat, po ata jane 100 vjet para per cdo gje, ti i fute shqiptaret brenda qe tani dhe kur virusi te arrij kulmin ata do dalin se nuk durojne dot dhe do infektohen.Anglia ashtu duket po ata po e menaxhojne situaten pa panik ne popull dhe gradualisht jo me gjoba e idiotsira qe vetem alla shqiptarce.

    Përgjigju
    • Miri: 16/03/2020 19:35

      O shoku i shokut Kadri mbe fshat të fush pulës. Shqiptari nuk i rrespekton kollaj ligjet me ndergjegje të tij pa i thene qeveria asgje. Robte dalin dhe kur i pyet se nuk duhet të dalin ata pergjigjen : ”po ashtu eshte por....” E kuptove tani o shoku Kadri pse shqiptari kupton vetem me kërrbaç ? Ajde tani pi raki ha hudhra dhe dil thyej rregullat e tjegullat bashkë !

  • Kafsha: 16/03/2020 13:52

    Veteme me jorgote të mos hapene më kufijte, të mbyllene për gjithmone!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

15 vite jashtë drejtësisë, Alfred Balla: Vendim i turpshëm i KPA, ndërpreu pa vendim përfundimtar vettingun tim si ish-këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë

15 vite jashtë drejtësisë, Alfred Balla: Vendim i turpshëm i KPA, ndërpreu pa vendim përfundimtar vettingun tim si ish-këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë