Koronavirusi në botë nëpërmjet syrit të shqiptarëve në Report TV! Daci: Në Itali po luftojmë presionin psikologjik! Ibrahimllari: Baret, metrot në Londër plotë (VIDEO)

Report Tv sjell në ekran informacione minutë pas minute sa i përket zhvillimeve më të fundit lidhur me numrin e të infektuarave apo masave të marra për të mposhtur betejën me koronavirus. Megjithatë, nuk lihen jashtë vëmendjes edhe asaj ç'ka po ndodh në botë me këtë armik "të padukshëm", por të pamëshirshëm! Të gjitha këto informacione vijnë në ekran nga shqiptarët nëpër botë që sjellin rrëfime personale, por edhe një përshkrim të qartë të asaj panorame. Sot në lidhje të drejtpërdrejtë ishte gazetari shqiptar në Genoa, Alban Daci dhe Ermir Ibrahimllari, i cili prej 18 vitesh jeton dhe punon në Londër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:27
Gazetari shqiptar te 'Corriere della Sera': Sa më shumë largohesh nga qendra e Italisë, aq më pak respektohen rregullat! Do rritet bilanci

Gazetari  i Corriere della Sera, Leonard Berberi në një lidhje të drejtpërdrejtë për Report Tv shprehet se numri i të infektuarve dhe viktimave pritet të rritet, kjo sepse sipas tij sa më shumë largohesh nga qendra e Italisë aq më pak respektohen rregullat. Një lëvizje e tillë, thekson Berberi, do të sjellë në rritje të bilancit të të prekurve me koronavirus në Itali.

Ai është ndalur që të komentojë edhe ardhjen e një ekipi me mjekë nga Kina, duke thënë se një gjë e tillë është bërë më tepër për përmirësimin e imazhit të këtij shteti pasi numri i tyre është shumë i ulët dhe nuk mund të ndihmojnë shumë në shërimin e mijërave të infektuarve.

"Jemi ende larg nga piku që mund të pritet, varet sesi funksiononi vetëkarantinimi. Po përfundojmë javën e parë të vetëkarantinimi. Dokument i ministrisë së Brendshme dhe maska. Do të analizohen të dhënat që do vijnë nga jugu i Italisë, sepse ato që jetonin apo punonin në veri shkuan në shtëpi duke transportuar virusin atje. Çdo 24 orë, buletini i fundit do të jetë në orën 18:00. 55% të personave të infektuar nga Lombardia, 70% e viktimave në rajonin Lombardisë, këtu është problemi. Është më shumë një tentativë për të përmirësuar imazhin e tyre dhe jo për kurimin e njerëzve. Kanë sjellë pak ilaçe dhe ato jo të konfirmuara nga Ministria e Shëndetësisë. Italianët kanë nja 40 vite që jetojnë në paqe, është krejtësisht e re. Ka një respektim të rregullave të qeverisë.  Sa më shumë i largohesh qendrës, më pak respektohen rregullat. Kjo sjell rrezik dhe mund të çojë në rritjen e njerëzve", tha ai.

Ora 14:03
Gazetari Alban Daci nga Italia: E morëm me shaka, por u ndërgjegjësuam! Gjetje origjinale për të mposhtur presionin psikologjik

Gazetari Alban Daci në një lidhje për Report Tv është ndalur të flas gjerë e gjatë dhe të sjellë pak nga eksperienca e italianvë se si ia kanë dalë të jetojnë këto ditë në karantinë. Ashtu sikurse dihet, italianët e morën me shaka situatën në fillim, që mendohet se është edhe një nga shkaqet kryesore se përse ka kaq shumë viktima dhe të infektuar. Daci tregon se tashmë të gjithë italianët janë ndërgjegjësuar dhe e kanë kuptuar rrezikun që i kanoset, për këtë arsye përditshmëria e tyre ka ndryshuar krejtësisht. Madje ai tregon edhe një mënyrë shumë origjinale që kanë zgjedhur italianët për të mposhtur presionin psikologjik i mbylljes në shtëpi.  

"Tashmë, pas hyrjen në fuqi të qeverisë Itali, qytetarët janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi. Fillimisht e kemi marrë si me shaka, por duke parë numrin e rritur të infektuarve, tashmë asnjë prej nesh nuk e ka marrë me shaka. Jemi sensibilizuar dhe po qëndrojmë në shtëpi. Italianët është një popull që reagon si një komb i vetëm. Kjo ishte një sinjal që dhanë dje, duke kënduar në ballkone himin dhe "Bella Ciao". Duke parë që kjo pati një reagim të mirë psikologjik, e vendosën që ta bëjnë sërish në nder të mjekëve që janë në vijë të parë me këtë virus. Shpresa jonë e vetme është zëri i fundit i shkencës. Sot nuk kemi as një viktimë apo ilaç që e shëron këtë virus, kjo është shqetësuese, prandaj jemi mbyllur në shtëpi", tha ai.

Ora 13:08
11 të vdekur dhe 820 të infektuar/ Shqiptari në Londër: Baret, restorantet dhe metrot plotë! Po u japim kohë specialistëve të marrin vendimet

LONDËR- 11 të vdekur dhe 820 të infektuar duket se nuk kanë ndikuar aspak të anglezët që të ndryshojnë përditshmërinë e tyre.

Në një përshkrim të shkurtër për Report Tv nga shqiptari Ermir Ibrahimllari, i cili prej 18 vitesh jeton dhe punon atje,  tha baret janë akoma të mbushur, restorantet janë plot, njerëzit lëvizin  me metro. Për qeverinë e atjshme është ende herët për të marra masa "drastike", tha Ibrahimllari, teksa vuri theksin se po u jepet koha e duhur specialistëve për të marrë masat e nevojshme. Sipas Ibrahimllarit, ka pak panik nga qytetarët, disa prej të cilëve kanë zbrazur supermarketet, por në përgjithësi situata paraqitet e qetë. 

"Sa i përket virusit, nuk dimë asgjë akoma. Duhet të jemi të kujdesshëm se si përhapet, nuk dihet si do reflektohet kjo, Sa i përket gjendjes në rrugë apo supermarkete, përgjegjësish është e qetë, ka disa zona ku ka panik. Situata në tërësi, baret janë akoma të mbushur, restorantet janë plotë, njerëzit lëvizin  me metro. Pritet që në javët në vazhdim pritet të ndryshohet. Qeveria thotë që është herët akoma, paniku do e gjunjëzonte sistemin financiar, mjekësor, nuk dihet në çfarë niveli do ndikojë.  Po u japim specialistëve kohën e duhur dhe do marrim vendimet që ato thonë, jo të përdoret nga politika apo të marri ata një vendim. Se s'janë ato që do të marrin vendime, por thjeshtë i implementojnë. Të rrimë të qetë, të mos panikohemi se to na çojnë në gabime. Jo, nuk e kanë kapacitetin mjekësor Britania. Nëse ka panik, sistemi mjekësor do gjunjëzohet", tha Ibrahimllari.

Në Angli deri më tani janë konfirmuar 11 të vdekur dhe 820 të infektuar, e ndërsa sot ka rezultuar pozitiv me koronavirus një foshnje e sapolindur, duke u bërë e infektuara më e vogël në botë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia ikonike e ‘I vetëm në shtëpi’ shitet për 5.2 milionë dollarë

Shtëpia ikonike e ‘I vetëm në shtëpi’ shitet për 5.2 milionë dollarë