Sistemi i drejtësisë duhet të jetë në punë edhe në këtë periudhë të vështirë për vendin nga situata e pandemisë COVID-19. Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë duke punuar nga shtëpia, ndërkohë që ambasada amerikane në Tiranë bën të ditur se kompjuterët portativë që ata përdorin janë dhuratë nga zyrat e OPDAT. 

"Ambasada Amerikane në Tiranë nxit me forcë distancimin social por kjo nuk do të thotë se sistemi i drejtësisë duhet të ndalojë së punuari. Ne kemi mbështetur reformën në drejtësi prej fillimit dhe vazhdojmë të mbështesim zbatimin e saj, jo vetëm në ekspertizë ligjore por edhe në mbështetje logjistike. Gjatë këtyre ditëve të vështira, jemi të kënaqur të shohim anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë teksa punojnë nga shtëpia. Kompjuterët e tyre portativë ishin pjesë e një dhurimi nga zyra e OPDAT e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Drejtësia e vërtetë nuk ndalet kurrë! SHBA qëndron krah Shqipërisë", shkruhet në një postim të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë shpërndarë në Facebook së bashku me fotot nga puna në shtëpi e anëtarëve të KLP-së.

Vate Staka anetar i KLP-se

Alfred Balla, zv.kryetar i KLP-së