Koronavirusi/ Pa masa dragoniane, masakra mund të jetë kolosale. Cili ishte studimi që trembi Britaninë e Madhe dhe SHBA?

Koronavirusi/ Pa masa dragoniane, masakra mund të jetë kolosale. Cili ishte studimi që trembi Britaninë e Madhe dhe SHBA?

Ishte një studim ai që bëri që Boris Johnson dhe Donald Trump të ndryshojnë mendimin e tyre, fillimisht të gabuar dhe të marrin masa drastike kundër koronavirusit. Jo vetëm kaq, ai studim gjithashtu ka bindur Presidentin Francez Emmanuel Macron, për të cilin "Franca është në luftë", pasi kreu i Elysée ka miratuar në orët e fundit masa të ashpra dhe kufizuese të ngjashme me ato italiane në përpjekje për të frenuar epideminë.

Studimi në fjalë quhet "Impact of non-pharmaceutical interventions (NPIs) to reduce COVID- 19 mortality and healthcare demand" ("Ndikimi i ndërhyrjeve jo-farmaceutike (NPI) për të zvogëluar vdekshmërinë nga Covid-19 dhe kërkesën e kujdesit shëndetësor"). Autorët e studimit janë një ekip i koordinuar nga Profesor Neil Ferguson nga Imperial College London, një nga institucionet kryesore të hulumtimi dhe mjekësisë publike në botë.

Studimi i drejtuar nga Profesor Ferguson ishte vendimtar pasi ai i tregoi autoriteteve në Britaninë e Madhe, SHBA dhe Francë se cilat ishin rreziqet katastrofike të një qasjeje tepër të butë ndaj kërcënimit të koronavirusit.Në studim thuhet se "Ky virus respirator është më i rrezikshëm nga gripi H1N1 i vitit 1918. Në mungesë të një vaksine, e cila nuk pritet të jetë gati para 18 muajsh, duhen marrë masa dragoniane për të frenuar infeksionin".

Studimi nuk la shumë hapësirë ​​për liderët botërorë për të diskutuar mbi faktet.  Sipas Ferguson dhe studiuesve të tjerë, në fakt, nëse kërcënimi do të ishte injoruar, në Shtetet e Bashkuara do të kishte pasur 2.2 milion vdekje dhe deri në 510 mijë në Mbretërinë e Bashkuar. Një masakër kolosale. Por, edhe një përgjigje e butë ndaj infeksionit do të kishte gjeneruar humbje jashtëzakonisht të rënda dhe një numër të madh viktimash, të paktën 260 mijë vdekje në Mbretërinë e Bashkuar dhe rreth një milion në Amerikë. Kjo është arsyeja pse Johnson, si dhe Trump në ditët e fundit, ndryshoi strategjinë e tij dje, edhe pse kryeministri britanik nuk ka bllokuar aktivitete dhe lëvizjen e njerëzve si në Itali dhe vende të tjera europiane.

Në raport, Ferguson dhe Imperial College janë të qarta në një pikë tjetër, Ekzistojnë dy strategji për të luftuar koronavirusin: zbutja ose shtypja.

E para thjesht synon të ngadalësojë përhapjen e epidemisë,  duke zvogëluar presionin mbi sistemin shëndetësorë publik.  E dyta, shtypja synon që të ndryshojë prirjen rritëse të kurbës së infeksionit. Sipas studimit, skenari i dytë është ai që duhet të miratohet tani, sepse do të zvogëlonte numrin e vdekjeve, rrjedhimisht fatin tragjik të dhjetra mijëra njerëzve. Po sipas studimit masat e forta duhen të mbeten në fuqi deri sa të gjendet një vaksinë apo deri në muajt e verës dhe duke patur parasysh se koronavirusi mund të rikthehet me uljen e temperaturave.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi, në Itali 475 viktima në 24 orë. 86% shkalla e kurimit në Kinë! Japonia, Kina SHBA, Gjermania nxitojnë të prodhojnë vaksinën (VIDEO)


/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)