Koronavirusi pezullon dhe botimin e gazetave

Koronavirusi pezullon dhe botimin e gazetave

Shtypi i shkruar apo thënë ndryshe gazetat print kanë ndërprerë botimin e tyre për të mbrojtur lexuesit si pjesë e masave të rrepta ndaj koronavirusit. Ndërprerja e punës së tyre dhe shtypshkronjave ku ato printohen do të jetë e bllokuar deri në një njoftim të dytë.

Gazeta “Panorama” dhe “Panorama Sport”,  “Gazetare Shqiptare”, “Tema”, “Telegraf” dhe “Koha Jone” nga nesër nuk do të kenë më format print deri në stabilizimin e situatës dhe largimit së ‘shtetrrethimit’.  Sigurisht që ndërprerja e botimi do të shoqërohet dhe me thirrjen “Të dashur lexues ju lutem mos dilni nga shtëpia për të blerë shtypin e ditës, kjo është e rrezikshme për ju dhe të dashurit tuaj.’

Ky virus, i kryer në pandemi  botërore, ka sjellë mbylljen e shumë aktiviteteve dhe bizneseve përveç atyre themelore duke paralizuar jetën jo vetëm në Shqipëri por kudo në botë. Dhe e vetmja masë më e madhe që të gjithë mund të ndihmojnë ndaj tij është QËNDRIMI NË SHTËPI.

 

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja