TIRANË - Me konfirmimin e rasteve të para të infektuara me koronavirus, qytetar të shumtë kanë mbushur dyert të supermarketetve dhe tregjeve të fruta perimeve duke marrë furnizim. Kjo ka sjellë edhe luhatje në çmimet e produkteve ushqimore dhe të frutave. Rritja më e lartë e çmimeve është reflektuar tek frutat e kryesisht tek portokallet, të cilat sot tregtohen mbi 120 lekë, nga 90 deri 100 lekë që ishte pak ditë më parë.
“Çmimet mirë. Janë rritur pak, çmimi i patates dhe frutat e tjera. Sot patatet i bleva 700 lekë, por ka qenë 500 para disa ditësh”.
“Këto që kemi blerë ne atë çmim kishin. Pak më shumë furnizim se ditët tjera, blejmë uji dhe fruta”.
“Janë pakësuar shitjet dhe lëvizjet e njerëzve. Blejnë më shumë gjëra të konservuara.
“Kemi blerë aq sa kemi pensionin”, thonë qytetarët.
Ndërkohë tregtarët pohojnë se frutat dhe perimet janë shtrenjtuar me 20-30 lekë, nëpër pikat e shumicës.
“Kanë lëvizur goxha çmimet, janë shtrenjtuar të gjitha mbi 30-40 lekë më shumë se herët tjera. Molla, portokalli gjithçka është shtrenjtuar”, thotë një tregtare.
Por si po e përjetojnë qytetarët situatën në të cilën ndodhet vend i, ku personat që po infektohen po rriten çdo ditë e më shumë?
“Si të jetë kësmet, unë jam besimtare dhe them si të jetë kësmet.
”Shumë vështirë do jetë me kalimin e kohës.
“Ne po dalim shumë rrallë, për ndonjë gjë që duhet patjetër, brenda po rrimë. Po respektojmë rregullat, dhe shpëtojmë jetën tonë dhe të familjarëve”.
“me thënë të drejtën jemi shumë të stresuar. Sidomos ne që jemi mosha e tretë se na e thonë troç që jemi të rrezikuar. Po i respektoj të gjitha masat”, thonë qytetarët.
JEMI POPULL I MIRE ,,,prandaj I rrisim cmimet,,,duam tja fusim njeri-tjetrit...
Përgjigju