19 të tjerë të shëruar në 24 orët e fundit, Rama: 1 mjek e 2 infermiere u rezultuan negativ testeve të ISHP

19 të tjerë të shëruar në 24 orët e fundit, Rama: 1 mjek e 2 infermiere u rezultuan negativ testeve të ISHP

Shkon në 39 numri i personelit mjekësor të shëruar nga COVID-19, ndërsa 3 pjestarë të tjerë të këtij personeli janë shëruar në 24 orët e fundit në Tiranë. Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se së bashku me anëtarët e personelit mjekësor shkon në 19 numri i personave të shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit, dhe se për të 7-ën ditë radhazi numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktiv.

“Forca! Besim dhe durim”, e mbyll mesazhin e tij kryeministri, ndërsa thekson se deri tani ka shkuar në 302 numri i të shëruarve nga koronavirusi në Shqipëri. 548 persona rezultojnë të infektuar deri tani nga koronavirusi në vendin tonë, ndërkohë 26 qytetarë kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës.

“1 mjek dhe 2 infermierë në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP, mes 19 të shëruarve në 24 orët e fundit. Shkon në 39 numri i personelit mjekësor të shëruar nga COVID-19. Për të shtatën ditë rradhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve active. Deri tani 302 qytetarë e kanë fituar luftën me COVID-19. Forca! Besim dhe Durim” shkruan Rama.

/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë