Ndeshjet e Serie A nuk do të shtyhen. Ndeshja Parma-Spal në Seria A e programuar për t'u luajtur sot në orën 12:30 u shty duke mos filluar në orarin e përcaktuar për shkak të kërkesës së ministrit të Shëndetësisë në Itali Spadafora i cili kërkoi nga federata që kampionati të ndalet për shkak të koronavirusit.
Por më pas u vendos që ndeshja të mos shtyhet, teksa pritet që të fillojë në 13:45. Më herët ishte bërë e ditur se në rast se një lojtar i Seria A rezulton pozitiv më koronavirus atëherë kampionati do të ndalej automatikisht. Sonte në darkë është parashikuar të luhet edhe ndeshja Juventus-Inter, që është derbi i Italisë.
Komente




