Koronavirusi/Bie kurba në Itali, ulen vdekjet dhe të infektuarit, rekord të shëruarit! 889 viktima në 24 orë! SHBA mbi 100 000 të infektuar

Ndërsa në të gjithë botën numri i të infektuarve nga koronavirusi është rritur në rreth 598 mijë kurse numri I viktimave është më shumë se 27 700, me mbi 100,000 njerëz janë të infektuar nga koronavirusi, SHBA tani janë epiqendra e pandemisë.

Sipas lajmeve të fundit të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins, janë 104,839 persona që kanë kontraktuan virusin në SH.B.A., rreth 18,000 më shumë sesa në Itali.

Në renditje, Kina ndodhet në vendin e tretë me pothuajse në 82 mijë raste,  pra pas Italisë, e cila në renditjen e hartuar nga universiteti ka më shumë se 86 000 raste dhe ndodhet pas SHBA. Spanja është në vendin e katërt, me rreth 66 000 infeksione.

Donald Trump ka nënshkruar një dekret që autorizon tërheqjen e një milion rezervistëve të ushtrisë, marinës, forcave ajrore dhe rojeve bregdetare për t'u marrë me emergjencën nga koronavirusi.
Trump tha se në fillim të javës tjetër do të nxjerrë një udhëzim me masa të mundshme lehtësuese të distancimit social si dhe do të përcaktohet se në cilat vende fëmijët mundtë kthehen në shkollë, duke theksuar se  në Nju Jorku, epiqendra e Shteteve të Bashkuara për koronavirus, rregullat për distancimin shoqëror do të mbeten.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:11
Italia 400 mln euro për blerjen e ushqimeve për familjet që s'kanë mundësi ekonomike! Conte: Asnjë të mos ndihet i vetëm

Kryeministri Italian, Giuseppe Conte ka ndërmarrë një nisme të re për të ndihmuar familjet në nevojë. Ai ka akorduar një fond prej 4.3 miliardë euro për Bashkitë, nga të cilat 400 milion euro do të jenë vetëm për të ndihmuar me ushqime të gjithë familjet në nevojë. Gjatë konferencës që zhvilloi pasditen e kësaj të shtune, pas pasi bilancit të ministrisë së Shëndetësisë, Conte tha se në këtë formë u japim një sinjal të fortë që shteti është pranë tyre.

"Ne kemi parashikuar shpërndarjen e një fondi prej 4.3 miliardë euro fond solidariteti për komunat për t'i dhënë oksigjen të menjëhershëm buxheteve të tyre. Gjithashtu do të shtojmë edhe 400 milion euro për ndihma ushqimore. Kjo është mënyra më e shpejtë që ata që kanë nevojë të marrin një ndihmë konkrete", tha Conte. 

Ndërkohë, ai bëri me dije se nuk ka ende një vendim se kur do të hapen aktivitete ekonomike të cilësuara si "jo jetike". Conte tha se është i vetëdijshëm për pasojat ekonomike që do të ketë vendi, por shtoi se objektiv primar është shëndeti i qytetarëve.

Ora 21:54
Koronavirusi në Francë/ Philippe: 15 ditët e para të prillit do të jenë edhe më të vështira, lufta sapo ka filluar

1585428939_kryeministriifrances.webp

Kryeministri francez Edouard Philippe paralajmëroi të shtunën se 15 ditët e para të prillit do të jenë edhe më të vështira se 15 ditët e fundit që sapo kanë kaluar  në krizën e koronavirusit të Francës, duke shtuar se, "Lufta sapo ka filluar".

Shifrat zyrtare të publikuara mbrëmjen e së shtunës tregojnë se 2,314 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Francë, rritur me 319 nga raporti i ditës së kaluar.

Tani ka 37,575 raste poizitive  të koronavirusit në Francë, brenda 24 orëve janë 4611 të reja ku 4,273 prej tyre janë në kujdes intensiv.

Aktualisht vetëm ata që konsiderohen me rrezik të lartë po testohen.

Philippe ka theksuar se masat e marra për të parandaluar COVID-19 mund të vazhdojnë deri në 15 prill.

Ora 21:26
Britania e Madhe/ 17,089 raste të konfirmuara deri tani, 260 persona të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orësh

1585427278_britani.jpg

Në Mbretërinë e Bashkuar, ka 17,089 raste të konfirmuara dhe të paktën 1,019 njerëz kanë vdekur.

Brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë 260 persona, kurse deri tani janë shëruar 135 persona.

Drejtori mjekësor NHS në Angli Stephen Powis ka paralajmëruar se secili prej nesh ka një rol për të luajtur nëse Mbretëria e Bashkuar do të mbajë numrin e vdekjeve nën 20,000.

Kryeministri Boris Johnson, i cili vetë ka dalë pozitiv për virusin, njoftoi një shtrëngim masash në 23 mars, duke u kërkuar njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur transmetimin e sëmundjes.

Gati 104,000 njerëz janë testuar për virusin, por dolën negativë.

Numri aktual i personave me infeksion respirator në vend vlerësohet të jetë shumë më i lartë.

Ora 20:43
Princesha e Spanjës, Maria Teresa ndërron jetë nga COVID-19

1585424693_spanja1.jpg

Oborri mbetëror i Spanjë është tronditur ditën e sotme pasi Princesha Maria Teresa ka ndërruar jetë nga COVID-19.

Lajmi u bë publik nga vëllai i saj i vogël, Princi Sixtus Henry i Bourbon-Parmas.

Princesha Maria Teresa mbylli sytë në moshën 86-vjeçare në Paris.

Maria Teresa ishte pjesë e dinstisë së Bourbon-ëve dhe kushërirë e Mbretit të Spanjës Felipe IV.

Princesha Maria Teresa
Ora 18:23
Kurba në ulje në Itali! Bie numri i viktimave dhe të infektuarve! 889 të vdekur në 24 orë! Rekord të shëruarit

 

Në 24 orët e fundit ka rënë numri i viktimave në Itali duke shënuar 889 të vdekur, një ditë pasi Italia preku pikun e vdekjeve me 969 që ishte dje. Edhe numri i të infektuarve ka shënuar ulje  ku vetëm në 24 orët e fundit shënohen 3 651 raste të reja pozitive, nga 4 401 raste që ishin një ditë më parë.

Në lidhje me numrin e të shëruarve ai është dyfishuar ku vetëm në 24 orët e fundit janë 1 434 persona më shumë në krahasim me 589 të shëruar që ishin ditën e djeshme.

Ora 16:30
Koronavirusi, Londra nën sulmin e ‘The Lancet’: Qeveria vonesë kriminale, skandal kombëtar

Përgjigja britanike ndaj koronavirusit është "një skandal kombëtar" që mund të ishte shmangur. Është kjo akuza e qartë e shqiptuar nga Richard Horton, redaktor i ‘The Lancet’, një nga revistat më prestigjioze britanike dhe botërore.

"Ne nuk duhet të jemi në pozicionin ku jemi tani," shkruan Horton në një editorial në gazetën e tij në internet.

"Javën e fundit të janarit ne e dinim se çfarë po vinte. Humbëm shkurtin kur mund të kishim vepruar. Koha në të cilën mund të kishim shtuar testet. Koha në të cilën mund të kishim marrë materiale mbrojtëse. Por ne nuk e bëmë”.

Duke raportuar për ankesa anonime nga mjekë dhe profesionistë të shëndetit, drejtori i ‘Lancet’ flet për "zhgënjim dhe zemërim të paparë” dhe thotë se ‘Strategjia e qeverisë ka dështuar, pjesërisht sepse ministrat, për arsye që mbeten të paqarta, nuk ndoqën menjëherë këshillat e OBSH. Qeveria tani ka një plan për të përballuar Covid 19, por është përgatitur shumë vonë, duke e lënë Shërbimin Shëndetësor Britanik plotësisht të papërgatitur".

Britania e Madhe ka regjistruar në total rreth 15 mijë të prekur nga infeksioni i Covid-19 kurse numri i viktimave është rritur në rreth 780, mes të cilëve, 185 kanë humbur jetën brenda një dite. Sipas autoriteteve mesatarja e moshës së viktimave të regjistruara deri tani është midis 29 dhe 98 vjeç. Autoritetet deri tani kanë kryer rreth 115 mijë teste tamponi në tentativë për të frenuar pandeminë. Dje u deklaruan pozitiv me koronavirus Kryeministri Johnson dhe Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock.

Ora 15:46
Koronavirusi-Presidenti Gjerman: Kriza mund të vazhdojë me javë, distanca sociale parandalon humbjen e jetëve tona

Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier i përgatit moralisht qytetarët e tij për edhe disa javë të vështira për shkak të krizës së pandemisë nga koronavirusi. 

Mbani distancë "është urdhëresa e orës që troket" - dhe kjo orë nuk zgjat 60 minuta, por "me gjasë disa javë", tha Steinmeier në mesazhin e tij të dytë dytë drejtuar qytetarëve. 

"Të heqësh dorë nga jeta sociale është e vështirë për secilin, edhe për mua. Megjithatë vetëm heqja dorë prej kontakteve mes njëri tjetrit mund të parandalojë, humbjen përgjithmonë të më të dashurve tanë",- tërhoqi vëmendjen Steinmeier. 

Në fjalimin e tij Steinmeier theksoi, se tani është i rëndësishëm në këtë kohë solidariteti dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. 

"Virusi nuk ka nënshtetësi dhe vuajtja nuk ndalet prej kufijve. Por ne duhet ta minimizojmë atë sa të jetë e mundur." 

Steinmeier iu referua ndër të tjera bashkëpunimit ndërkufitar në kërkim të një vaksine dhe terapive kundër koronavirusit. 

"Le të koordinojmë në mbarë botën të gjitha dijen dhe përvojat, të gjithë kreativitetin dhe energjinë! Ky është apeli im". Këtu i var shpresat unë." -  tha presidenti gjerman

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka komunikuar me qytetarët gjermanë nga karantina e saj.

Në një komunikim online, kancelarja shprehet se deri tani nuk dihet se kur do përfundojë izolimi por shton se shifrat e deritanishme nuk i japin arsye Gjermanisë për të lehtësuar masat.

Merkel theksoi se shifrat e të prekurve në Gjermani dyfishohen çdo 5 ditë e gjysëm.

Deri më tani Gjermani ka mbi 54 mijë të infektuar dhe në rang botëror kap vendin e pestë. Vendi ka pak viktima në krahasim me vendet e tjera të mëdha, por edhe pak të rekurperuar.

Ora 15:18
Alarmi: New York-u mund të bëhet më keq se Wuhan dhe Lombardia (FOTO)

Gazeta presigjoze amerikane New York Times në një artikull të saj mbi përhapjen e pandemisë në SHBA, shkruan se “Nëse shkalla e rritjes së rasteve me Covid-19 vazhdon të rritet në nivelet aktuale, zona metropolitane e New York-ut do ta pësojë më keq se Wuhan, epiqendra e epidemisë në Kinë dhe Lombardia, rajoni i goditur më rëndë nga pandemia në Itali.

Po sipas gazetës, "Sigurisht, nuk ka asnjë garanci që trendi do të vazhdojë të rritet në mënyrë eksonenciale dhe se përmes masave që kanë të bëjnë me riajtjen e distancës sociale dhe kufizimeve të tjera, të cilat duhet të jenë drastike dhe të vërteta, ritmi i lartë i infeksioneve mund të ndaloë dhe të ulet.

Ndërsa në të gjithë botën numri i të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi po rritet nga dita në ditë, SHBA tani janë epiqendra e pandemisë me mbi 100 000 të testuar pozitiv dhe rreth 1800 viktima nga me Covid-19, duke lënë pas në renditje Italinë, Kinën, Spanjën, Francën dhe Gjermaninë.

Donald Trump ka nënshkruar një dekret që autorizon tërheqjen e një milion rezervistëve të ushtrisë, marinës, forcave ajrore dhe rojeve bregdetare për t'u marrë me emergjencën nga koronavirusi.

Ora 13:19
Coronavirusi-Itali, Autoritetet: Izolimi zgjatet edhe me 15 ditë të tjera

Masat e marra nga qeveria italiane në përgjigje të emergjencës nga koronavirusi  në të gjithë territorin kombëtar nuk do të përfundojë të premten e ardhshme.

Sinjalet që vijnë nga Kryeministri Giuseppe Conte, Ministrja e Arsimit, Luciana Azzolina dhe Presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetësisë, Silvio Brusaferro parashikojnë që ato të zgjaten edhe përtej 3 prillit, ndoshta edhe 15 ditë të tjera.

Qeveria italiane pasi dëgjoi mendimin e komitetit shkencor që monitoron situatën e pandemisë në Itali, është shprehur se ende nuk ka kushte sigurie për të liruar masat (të zgjatura teknikisht deri më 31 korrik) të cilat parashikojnë mbylljen e shkollave dhe aktiviteteve tregtare, detyrimin e vetë-çertifikimit të atyre që duan të largohen nga shtëpia për arsye të provuara të domosdoshmërisë apo edhe për shëtitje si dhe sportet në natyrë.

"Masat e qeverisë mund të zgjaten," tha Kryeministri Giuseppe Conte kurse presidenti Mattarella tha se masat kanë filluar të japin rezultatet e para, por tendenca e kurbës së epidemisë nuk lejon që për momentin të lehtësohet bllokimi.

Presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetësisë në Itali, Silvio Brusaferro tha se nga 20 Marsi, kurba e infeksioneve duket se po lehtësohet, por ne nuk duhet të mashtrojmë veten se ngadalësimi do sillte detyrimisht lehtësimin e masave të emergjencës që janë miratuar.

Ai tha se në vend ka realitete të ndryshme. Lombardia dhe zonat fqinje kanë qarkullim shumë të fortë të infeksionit ndërsa në zona të tjera ka ende një qarkullim të kufizuar, dhe sfida e autoriteteve është që ato të mos kthehen në zona të kuqe.

Brusaferro tha gjithashtu se "për të ndaluar qarkullimin e virusit ne duhet të binim nën një të infektuar për një person pozitiv por ende nuk jemi në atë nivel. Ai tha se “Kur të afrohemi me nivelin 1: 1 do të jemi në gjendje të ndihmojmë zhvillimin e strategjive të tjera që do kenë të bëjnë me rifillimin e aktiviteteve.

Ora 12:59
Coronavirusi, në SHBA, izolohen Los Angeles dhe San Francisco, rrugë të zbrazëta dhe plazhe të mbyllura (FOTO)

 

Në SHBA, Los Angeles dhe San Francisco po përballen me emergjencën e Covid-19. Në rruga mund të shihen shumë pak njerëz, kurse baret dhe restorantet janë mbyllur pas masave të marra nga autoritetet.

Shtetet e Bashkuara aktualisht janë vendi i parë në botë nga numri i infeksioneve me rreth 100 mijë raste të koronavirusit

Në SHBA. 90% e spitaleve ankohen për mungesë mjetesh mbrojtëse siç janë, maska, doreza, pajisje të tjera për mbrojtjen e mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor

Pas Senatit, Dhoma e Kongresit amerikan miratoi gjithashtu planin prej 2 trilion dollarësh për të mbështetur ekonominë e SHBA, duke ndihmuar familjet dhe bizneset

Në San Francisko, janë mbyllur të gjitha vendet publike dhe muzeumet të tilla si Muzeu i Arteve të Bukura si dhe plazhet

Ora 12:37
Coronavirusi, pacienti 1 i Napolit i shëruar: Një ëndërr e keqe, si një rob lufte, nuk do t'ia uroja as armikut

"Ky virus është si dora e fundit në lojën e pokerit, mund të fitosh dhe të shërohesh soe mund të humbasësh gjithçka, edhe jetën”, - thotë Francesco, avokati 49-vjeçar, pacenti i parë në Napoli i cili e kishte kontaktuar infeksionit 25 ditë më parë në Cotugno, dhe më në fund dje doli nga spitali dhe u krhye në shtëpi.

"Kjo është një luftë. Në spital u ndjeva si i burgosur i luftës. Për 25 ditë pashë njerëz që vuanin. Rreth 13 ditë kam qenë i vetëm, unë dhe aparatet e frymëmarrjes. Këtë eksperiencë nuk do tja uroja as armikut tim”.

Duke folur për gazetarët e shumtë, Francesco  tha gjithashtu: Uroj që të ketë qenë një ëndërr e keqe. Zgjohesh dhe e gjen veten në një botë tjetër. Shpresoj që kjo luftë do të përfundojë së shpejti për të gjithë”.

Ora 10:58
Koronavirusi-SHBA, Trump detyron industritë private: Brenda 100 ditësh, 100 mijë aparatura për frymarrje

Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv ku udhëzon Sekretarin e Shëndetësisë të analizojë në ç’formë mund të zbatohet Ligji i Prodhimit për Mbrojtjen në lidhje me kompaninë General Motors, e cila ka shprehur gatishmërinë për të prodhuar aparatura për frymarrje.

Presidenti u shpreh optimist se brenda 100 ditëve do prodhohen 100 mijë aparatura frymarrjeje.

Presidenti Trump gjithashtu u përcolli një paralajmërim kompanive amerikane të automjeteve se do të përdorë një ligj që i detyron industritë private të prodhojnë aparatura për nevoja strategjike të vendit. Trump kërkon nga kompanitë e automjeteve të prodhojnë aparatura për frymarrje, megjithëse nuk është e qartë se në çfarë forme presidenti mund t’ua imponojë prodhimin këtyre kompanive.

“Përparësia është jeta, siguria e qytetarëve dhe më pas vjen ekonomia,” tha Presidenti Trump para gazetarëve në konferencën e përditshme për shtyp.

Ora 10:54
Koronavirusi, Turqia anulon të gjitha fluturimet ndërkombëtare

Turqia, ka vendosur të anulojë fluturimet ndërkombëtare nisje dhe mbërritje, si dhe ato mes 30 qyteteve turke, si masë për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Turqia, ishte një nga shtetet e pakta që lejonte fluturimet, pasi linja e saj, 'Turkish Airlines' është linja që ka më shumë fluturime dhe kryen më shumë fluturime me tranzit në të gjithë aeroportet e botës, në total 315 destinacione të ndryshme.

“Kemi hyrë në një periudhë të re ku duhet të bëjmë më shumë sakrifica. Nuk do të biem në mosveprim dhe panik,” tha Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një fjalim.

Ai tha se udhëtimi midis 30 qyteteve do të jetë i mundur vetëm me leje zyrtare nga qeveritarët lokal.

Aktualisht numri i të prekurve me Covid-19 në Turqi ka arritur në 5700 persona, mes të cilëve 92 viktima. Vetëm në 24 orët e fundit humbën jetën 16 persona.

Ora 09:54
Koronavirusi-Itali, Të martën flamuri në gjysmë shtize, Mattarella-Europës: Nesër do jetë vonë. Papa Françesku: Zot, mos na lër në mëshirën e stuhisë

Italia ka tejkaluar Kinën në përhapjen e epidemisë përsa i përket numrit të përgjithshëm të të infektuarve - përfshirë viktimat dhe të shëruarit. Komisioneri për emergjencën në Itali, Domenico Arcuri tha se ky virus "është një armik i padukshëm, i fortë dhe i panjohur. Ne mund ta fitojmë këtë luftë duke u mbështetur në sakrificën e të gjithë qytetarëve dhe në respektimin e rregullave".

Nga dita e djeshme rreth 800 mjekë vullnetarë janë vënë në dispozicion të autoriteteve për të dhënë kontributin e tyre  në vijën e parë të frontit të emergjencës nga Covid-19. Ata ndërkohë po shpërndahen në zonat me përhapjen më të madhe epidemiologjike.

Lista e mjekëve dhe infermierëve që janë viktima të detyrës po zgjatet e zgjatet gjithnjë e më shumë. Dhe para se të vdesin ata duhet të durojnë dhimbjen e vdekjes së të tjerëve ndërsa të gjithë janë të privuar nga çdo gjest i zisë. Në Itali egërsia e epidemisë ka infektuar rreth 6500 personel si dhe ka shkaktuar 51 viktima ndër bluzat e bardha.

Si një haraç për të vdekurit, të martën të gjitha bashkitë e vendit në shenjë zie do të ulin në gjysmë shtizë flamurin tri ngjyrësh dhe do të mbahet një minutë heshtje në shenjë solidariteti me gjithë të gjithë ata që po paguajnë çmimin më të lartë, për ata që po vdesin në heshtje pa një funeral dhe pa të dashurit pranë si dhe për të nderuar sakrificën dhe angazhimin e punonjësve shëndetësorë.
Edhe presidenti Mattarella ngushëlloi gjithë familjet e goditura nga humbja e të dashurve, falënderoi punonjësit e shëndetit publik për sakrificat dhe i bëri thirrje Europës të ndërhyjë përpara se të jetë shumë vonë
Dje në mbrëmje Papa Francesku i vetem në oborrin e kishës së Bazilikës së Shën Pjetrit, iu lut zotit për  fundin e pandemisë gjatë bekimit të jashtëzakonshëm "urbi et orbi".
"Për javë të tëra duket se mbrëmje bie që në mëngjes. Errësira e dendur mbulon sheshet, rrugët dhe qytetet. Ajo ka zënë vend në jetët tona duke mbushur gjithçka me heshtje shurdhuese dhe një zbrazëti të shkretë mes të cilës e gjejmë veten të friksuar dhe të humbur. Por kemi kuptuar se jemi në të njejtën barkë, të brishtë dhe të çorientuar dhe në të njëjtën kohë të rëndësishëm dhe të domosdoshëm".
Këto ishin disa nga fjalët e bërtitura në heshtje nga Papa Francesku i vetëm në  Piazza San Pietro-n e shkretë, e ftohtë dhe me shi, teksa iu lut Zotit.
"Mos na lërë nën mëshirën e stuhisë". Këtë lutje të veçantë i nisi ai zotit për ti dhënë fund pandemisë.
"Bota është thirrur për t'i dhënë një kuptim kësaj periudhe të vështirë duke rizbuluar hapësira të reja për solidaritet. Zoti na sfidon dhe, në mes të stuhisë, na fton të zgjojmë dhe aktivizojmë solidaritetin dhe shpresën.
"Zot, mos na lër në mëshirën e stuhisë" ishte fjalia e fundit lutëse e Papës.

 

Ora 09:31
Koronavirusi, Spanja regjistron 72 mijë të infektuar me Covid-19. Numri i viktimave më shumë se 5600

Spanja e gjunjëzuar nga pandemia prej Covid-19 renditet e katërta për numrin e përgjithshëm të të infektuarve në botë teksa numri i të prekurve nga sëmundja është rritur në rreth 72 000 ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 832 vdekje kurse numri i viktimave është mbi 5600, shumica e të cilëve në kryeqytetin e vendit Madrid.

Autoritetet e shëndetësisë po i tremben gjithnjë e më shumë një kolapsi të mundshëm të sistemit shëndëtësorë.

Menaxhimi i krizës është bërë shumë i komplikuar jo vetëm nga mungesa e materialit mjekësor, por edhe nga personeli: një në tetë raste të infeksionit në Spanjë kanë të bëjnë me profesionistët shëndetësorë, në shumë raste staf me përvojë.

Qeveria ka filluar një plan për të punësuar profesionistë të rinj të huaj, të paktën 200, që tashmë banojnë në Spanjë.

Sidoqoftë, të dhënat e reja për infeksionin japin një shpresë. Fernando Simón, Drejtor i Qendrës për koordinimin e emergjencës shëndetësore tha se prej dy ditësh rritja e kurbës së infeksionit është më e dobët.

Në gjendjen e emergjencës shëndetësore, Kongresi Spanjoll miratoi, disa ditë më parë, zgjatjen e gjendjes së alarmit, dhe për këtë arsye karantinën e detyrueshme për të gjithë qytetarët e saj, deri në 11 Prill.

Ora 09:01
Koronavirusi, rritet me shpejtësi numri i të infektuarve në Gjermani, shkalla e vdekshmërisë e ulët. Britania regjistron 780 viktima

Gjermani vazhdon të rritet thuajse në mënyrë eksponenciale numri i të infektuarve me koronavirusi.

Sipas autoriteteve numri i të testuarve pozitv me Covid-19 është rritur në rreth 51 mijë kurse numri i viktimave mbetet i ulët krahasuar me shkallën e përhapjes së infeksionit, viktimat numërohen në 351. 

“Arsyeja pse kemi kaq pak vdekje në Gjermani në krahasim me numrin e të infektuarve shpjegohet me faktin se ne bëjmë një sasi të madhe të testeve laboratorike”, tha Christian Drosten, virolog në Spitalin Charite të Berlinit. “Por është ende një qetësi para stuhisë”, tha Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn në Berlin.

Britania e Madhe ka regjistruar në total rreth 15 mijë të prekur nga infeksioni i Covid-19 kurse numri i viktimave është rritur në rreth 780, mes të cilëve, 185 kanë humbur jetën brenda një dite. Sipas autoriteteve mesatarja e moshës së viktimave të regjistruara deri tani është midis 29 dhe 98 vjeç. Autoritetet deri tani kanë kryer rreth 115 mijë teste tamponi në tentativë për të frenuar pandeminë. Dje u deklaruan pozitiv me koronavirus Kryeministri Johnson dhe Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock.

Ora 08:41
Koronavirusi, me rreth 2000 viktima Franca zgjat masat e kufizimit social. Kryeministri: Ky është vetëm fillimi

Franca është vendi i katërt evropian më i prekur nga virusi pas Italisë, Spanjës dhe Gjermanisë.  

Me më shumë se 33 000 të prekur nga infeksioni i koronavirusit dhe teksa janë regjistruar edhe rreth 2000 viktima, autoritetet kanë njoftuar se masat e kufizimit për të frenuar përhapjen e koronavirusit do të zgjaten të paktën deri më 15 prill. 

Kryeministri francez Edouard Philippe tha gjithashtu se edhe pas kësaj periudhe mund të ketë një tjetër shtyrje afati nëse situata shëndetësore e kërkon atë. Ai tha se 'Jemi vetëm në fillim të valës epidemike. Situata do të jetë e vështirë në ditët e ardhshme".

Francezët duket se kanë dhënë aprovimin e tyre ndaj urdhrit për të qëndruar në shtëpi, ashtu si rreth një e treta e popullsisë së botës ndërsa autoritetet janë duke pritur të shohin rezultatet e para.

Rrugët e Parisit janë praktikisht të zbrazëta, me banorë që tani ndjekin kryesisht rregullat e rrepta të kufizimit. Ditët e fundit, rreth një e treta e rasteve të reja të regjistruara të COVID19 janë regjistruar në spitalin Georges-Pompidou. Në Francë, autoritetet thonë se kriza mund të jetë afatgjatë por pyetja është sa pasi spitalet mund të arrijnë në pikën e kolapsit.

Ora 08:39
Koronavirusi-Kinë, banorët e Hubei të privuar nga lëvizja e lirë, Irani me 2400 viktima

Kinë ka patur 54 të reja të infeksionit nga Covid-19, të gjitha nga jashtë vendit si dhe tre vdekje. Numri i përgjithshëm i infeksioneve është rritur në 81,394 dhe ai i të vdekurve në 3.295.
Në krahinën e Hubei, e çliruar nga karantina pas dy muajsh izolimi total, shumë qytetarë po bëjnë presion për të dalë nga qyteti.

Nga ana tjetër, në qytetin Jiangxi, autoritetet e të cilit kanë frikë nga një pushtim i mundshëm i ‘njerëzve me koronavirus’, kanë penguar qindra qytetarë të krahinës, dikur epiqendër e epidemisë, të hyjnë në qytet dhe prej kësaj ka shpërthyer dhuna dhe protestat.

Të martën, qeveria vendore zyrtarisht "çliroi" provincën epiqendër të epidemisë, me përjashtim të kryeqytetit të Wuhan. Pas izolimit që nga 23 janari, qytetarët e Hubei që jetojnë ose punojnë në provinca të tjera të Kinës mund të lënë kufijtë e krahinës, me kusht që të kenë një çertifikatë e cila duhet të vërtetojë se ata nuk janë të infektuar.

Koreja e Jugut ka regjistruar 146 raste të reja te infektuar. Qendra Koreane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha se totali i të infektuarve në vend është 9480 kurse totali i viktimave është 145.

Irani me më shumë se 32 mijë të infektuar dhe 2400 të vdekur i ka bërë thirrje

Shteteve të Bashkuara që të lirojnë nga burgu shkencëtarët iranianë të arrestuar për çështje të lidhura me sanksionet ekonomike, pasi ata rrezikojnë të preken nga koronavirusi dhe mund të humbasin jetën.

Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif tha se "SHBA kanë arrestuar disa shkencëtarë iranianë pa akuza ose me akuza të rreme në lidhje me sanksionet dhe nuk do t'i lirojë ata edhe pse gjykatat e tyre vetë I kanë quajtur akuzat absurde".

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD