Sondazhi i Report Tv/ Rama ruan 'fronin' si lideri i preferuar, 35% s’duan asnjë politikan! Bie pëlqyeshmëria për Berishën! Rritet për Bashën

Sondazhi i Report Tv/ Rama ruan 'fronin' si lideri i preferuar, 35% s’duan asnjë politikan! Bie pëlqyeshmëria për Berishën! Rritet për Bashën

1713990351_reporttv.jpg

Politikani më i preferuar për shqiptarët në sondazhin e Report Tv është zgjedhur Kryeministri Edi Rama. Sipas të dhënave të sondazhit në bashkëpunim me sondazhistin e njohur Eduard Zaloshnja 42% e qytetarëve të pyetur kanë zgjedhur kryeministrin Edi Rama si politikan të preferuar i cili vihet re se ka pësuar një rritje krahasuar me të dhënat e muajit mars, që ishin 41.9%.

Pas Ramës, renditet Sali Berisha i cili ka pësuar rënie, me 16.5% nga 16.9% që ishte muajin e kaluar.

Vihet re një rritje e pëlqyeshmërisë ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha. 3.8% e qytetarëve të pyetur e vlerësojnë pozitivisht Lulzim Bashën, duke shënuar një rritje krahasuar me muajin e kaluar që ishte 2.7%.

Pëlqyeshmëria për Ilir Meta nuk ka pasur rritje. Ai u zgjodh si i preferuar nga 2.5% e votuesve, aq sa kishte dhe një muaj më parë. 35% e qytetarëve nuk vlerësojnë pozitivisht asnjërin nga këta politikanë.


Lajmi kryesor:

Sondazhi në Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, 52% votojnë për PS! Berisha forcë e dytë, rritje për PD e Bashës! PL e Metës mbetet e fundit


B.K/M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat mafioz në Selanik/ Autorët qëllojnë 3 herë nga makina në lëvizje 41-vjeçarin, vdes pas eci disa metra

Atentat mafioz në Selanik/ Autorët qëllojnë 3 herë nga makina në lëvizje 41-vjeçarin, vdes pas eci disa metra