Korrja e grurit, organizohet në Maliq festa e 'Bukës së re'! Panaire të varieteteve të ndryshme të brumit dhe serenata korçare

Pas punës së lodhshme të sezonit dhe korrjes së grurit, fermerët në Maliq kanë festuar 'Bukën e re', në nga atraksionet më të bukura turistike të zonës, pikërisht tek pylli i Fazanëve

Kjo festë,  me një traditë të hershme të ruajtur me fanatizëm nga vetë banorët, u mbajt në një atmosferë të veçantë festive, ku veç këngëve e valleve amvisat e Maliqit patën mundësinë të promovojnë gatimet dhe prodhimit e grurit në panair.

"Tradicionalja janë punimet e grurit. Buka, byrekët tradicional, lakrorët me dy petë. Gjithçka është bio. Në çdo familje fusha e Maliqit ka prodhuar grurë. Prodhimet e grurit i kanë autoktone. Janë të shumëllojshme. Sipas varietetit është dhe prodhimi", thotë një amvisë.

"Festa e bukës së re ka disa vite që e festojmë. Është bërë tradicionale. Sivjet më ndryshe nga vitet e tjera po e bëjmë tek Pylli i Fazanve për shkak të pandemisë. Fshati Drithas prodhon më shumë grurë. Gatimet kryesore në njësinë tonë është buka, dhe plus këtyre bëjnë petanik, lakror. Ne ekspozojmë dhe natyrën e këtij pylli pasi është një vend shumë i bukur", shprehet një tjetër. 

Festa e “Bukës se Re” synon nxitjen e fermerëve të kultivojnë kulturën bazë, atë të grurit, si një nga burimet me te rëndësishme ekonomike të banoreve të fushës se Maliqit.

"Vitet e fundit ka rënë rendimenti I prodhimit të grurit si pasojë e degjenerimit të farave të sistemit dhe ne jemi joshur që të mbjellim grurë. Kemi mbjellë disa varietete. Prodhimet e grurit. Por këtë vit në Drithas kishte rendimente të larta", thotë një fermer në Maliq.

"Sot festojmë sepse kujtojmë festën e grurit. Na vjen mirë që mblidhemi ne fermerët. Festa ka lindur nga rendimenti i lartë i grurit që kishte kjo zonë", thekson një tjetër.

Maliqi është një nga zonat me te njohura ne juglindje për prodhimin e grurit ku sipërfaqet e mbjella me ketë kulture bujqësore arrijnë deri ne 3200 hektarë.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi