TIRANE- U fut në pazare për të dhënë një vendim në favor të Dritan Jazenxhi, prokuroria kërkon dënimin me dy vite burg dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 3 vite ndaj gjyqtarit Ibrahim Hoxha.
Në pretencën e dhënë në Gjykatën e Krimeve të Rënda vetë Hoxha nuk ishte i pranishëm ndërsa dënim me burg prokuroria kërkoi dhe për Dritan Jazenxhi me 1 vit burgim, 10 muaj për Novruz Gajdën të citë cilët sipas hetimeve kishin bashkëpunuar me njëri0 tjetrin për të korruptuar gjyqtarin.
Për Ledion Hoxhën, djalin e gjyqtarit, prokurorja Doloreza Musabelliu kërkoi 4 muaj burgim të konvertuar në shërbim prove për 20 muaj dhe për kushëririn e gjyqtarit Gerlad Hoxha dënimin me 100 mijë lekë gjobë.
Për mos kallëzim krimi dënim të konvertuar në shërbim prove me 18 muaj akuza kërkoi dhe për Altin Malaj personi që rezulton të ketë njohur Drtian Jazenxhi me Novruz Gajda.
Sipas prokurorisë vetë gjyqtari Hoxha rezulton se ka shkëmbyer mesazhe të shumta me të pandehurit ku mes mesazheve të përgjuar rezulton dhe ai për vendin e takimit, shumën si dhe futjen e djalit të tij për të marrë paratë.
Paratë kanë qenë të ndara në dy pjesë 600 mijë lekë para dhënies së vendimit dhe 200 mijë pasi Dritan Jazenxhi të merrte vendimin në favor të tij.
Këto para gjyqtari Ibrahim Hoxha i ka marrë nëpërmjet djalit të tij Ledion Hoxha i cili pranë një lavazhi në zonën e 'Vasil Shantos', ka takuar Dritan Jazenxhi dhe Novruz Gajdën.
Arrestimi në flagrancë i Ledion Hoxhës e më pas Jazenxhi e Gajdës ka bërë që këta të fundit të thurur dhe planin e shpëtimit duke deklaruar se paratë ishin për shit-blerjen e një automjeti.Por sipas prokurorisë, kjo ishte një tentativë për të fshirë gjurmët e korrupsionit pasi ata kanë mundur të përgjojnë dhe një mesazh të djalit të gjyqtarit, ku i kërkon pronarit të lavazhit të fshinte kamerat e sigurisë.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO