Kosovë, Presidenti Thaçi dekoron
Ruçin me dekoratën 'Urdhri i Lirisë'

Kosovë, Presidenti Thaçi dekoron<br />Ruçin me dekoratën 'Urdhri i Lirisë'<br>
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar kreun e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi me dekoratën “Urdhri i Lirisë”.

Dekorata i është dhënë Ruçit me motivacionin “ Për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarsinë e Kosovës”.

Nga ana tjetër Ruçi është shprehur se njihet i vlerësuar për medaljen e lartë të shtetit të Kosovës.

“Kontributi për lirinë e Kosovës nuk i përket asnjë individi. Ndjehem shumë i vlerësuar për medaljen e lartë të shtetit të Kosovës. Vlerësimi që më dedikohet e ndaj dhe ua dedikoj të gjithë bashkatdhetarëve të mijë në Shqipëri. Këtë vlerësim do ia përcjell të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë”, është shprehur Ruçi i cili ka shtuar se pavarësia e Kosovës ka qenë gjithmonë një ëndërr e të gjithë shqiptarëve.

Ruçi ndodhet në Kosovë në një vizitë dy ditore, në të cilën është shoqëruar nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ai i PD, Edmond Spaho dhe ai i LSI-së, Petrit Vasili

ruci
(Dekorata e dhënë Gramoz Ruçit  nga presidenti Hashim Thaçi)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Eurosong 2024, Shqipëria nuk kualifikohet në finale! Rrugëtimi i Besa Kokëdhimës mbyllet sot

Eurosong 2024, Shqipëria nuk kualifikohet në finale! Rrugëtimi i Besa Kokëdhimës mbyllet sot