TIRANË - “Ne do bëjmë që bileta e transportit të jetë elektronike dhe të unifikuar në të gjitha linjat e transportit”. Kështu ka deklaruar kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, në një takim me banorët e fshatit Priskë.

Përsa i përket transportit. Ne do unifikojmë dhe përmirësojmë transportin publike me atë privat. Do bëjmë që bileta e transportit të jetë elektronike dhe të unifikuar në të gjitha linjat e transportit. Pra me një biletë ju mund të hipni në shumë linja transporti. Shtrirkja e linjave do bëhet deri në fshatin më të largët të Tiranës. Në çdo stacion autobusi do ketë tabela me orare fikse që ju të mos dilni dhe të prisni gjatë autobusin, por ti keni oraret të përcaktuara. Për çdo denoncim ose shkelie që ju do të vini re edhe në këtë sektor do të kenin numrin falas të vënë nga bashkia. Pasi çdo gjë do e vëmë në mbikëqyrjen tuaj. Proceset e bashkisë ja lë qytetarit për ti menaxhuar në bashkëpunim sigurisht edhe me punonjësit e bashkisë, pasi në këtë mënyrë çdo gjë shkon më mirë”.
 
Më tej, Kosova ka theksuar se ai është një menaxher që do të punojë për zgjidhjen e të gjitha problemeve që kanë qytetarët e kryeqytetit dhe nuk është një politikan sepse një politikan shan e bërtet ndërsa ai nuk e bën dot këtë gjë.

“Unë nuk jam midis sherreve politike, por jam vetm menaxher i një qyteti. Nuk është politika për mua sepse duhet të shashë e të bërtasësh dhe unë nuk e bëj dot këtë”, - tha Kosova.

Ai u zotua përpara banorëve se me marrjen në drejtim të bashkisë së Tiranës do të punojë për përmirësimin e infrastrukturës në të gjithë zonën, do përmirësojë trotuaret për lëvizjen e këmbësorëve dhe do i paisë ato me ndriçim.
 
Përmirësojmë qarkullimin në rrugë. Ndriçimi në qendrat e komunave, përmirësimi i lëvizjes së këmbësorëve duke përmirësuar trotuaret. Këto të gjitha do të jenë në dispozicion të të gjithë banorëve të kësaj zone. 12.300 banorë përfitojnë nga të gjitha këto që thashë. Është domosdoshmëri që bashkia tu ofrojë kushtet e përshtatshme për të jetuar të gjithë banorëve pavarësisht se nga ata jetojnë. Fle në darkë dhe çohem në mëngjes me mendimin se askush nuk mund të më përjashtojë nga marja e përgjegjësive për qytetarëve të Tiranës dhe nga përgjegjësitë për të punuar në të gjitha drejtimet për atë që qytetarët kanë nevojë. Do punoj që Tirana të ketë një menaxhim të decentralizuar, autonom. Unë vij nga një eksperiencë menaxheriale, por ajo që është kryesore është mënyra se si unë bashkëpunoj me banorët sepse nga bashkëpunimi përfitojnë të dyja palë. Ju përfitoni shërbimet e unë mar informacionin e duhur në mënyrë që të gjithë punojësit e bashkjisë të dinë se ku të fokusohen në punën e tyre.
Unë do u mundësoj disa numra falas, do ti vendos aty ku ju keni ngritur problematikat. Çfarëdo lloj gjëjë që ju evidentoni që nuk shkon siç duhet do të më keni gjithmonë në dispozicion për ta rregulluar. Së dyti, mënyra transparente me të cilat unë ndjek proceset e përzgjedhjes së tenderave dhe projekteve duke parë edhe ndikimin që ai ka qoftë edhe tek qytetari më i fundit. Të gjithë bashkë do parandalojmë dhe do i tregojmë vendin e duhur të gjithë atyre që do tentojë të fusë duart apo të krijojë lidhje të paligjshme në fondet që do jenë për qytetarët.  Me çmime më të lira dhe cilësi e standarde më të larta do ecim e do plotësojmë nevojat që ju keni.
Në zonën tuaj kam dëgjuar që ka probleme me pronat. Në bashkinë e tiranës do ketë një zyrë me juristë që do meren me këtë problem që ju keni.  Një nga punonjësit e bashkisë do jetë përgjegjës për bujqësinë. Të gjitha zonat e Tiranës do bëjmë çmos që të jenë kopshtet personale të qytetarëve të Tiranës. Kemi përllogaritur të ndërtojmë edhe 8 tregje të mëdha në hyrje të Tiranës. Në mënyrë që qytetarët e tiranës të kultivojnë produktet e tyre dhe qytetarët ti blejnë aty produktet me një çmim të arsyeshëm dhe të freskëta
”, - tha Kosova.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)