Në të njëjtën njësi ku ishte edhe kundërshtari i tij i majtë, në njësinë 7, Halim Kosova ka prezantuar sot programin e tij elektoral me fokus punësimin dhe përmirësimin e infrastrukturës.

Kosva ka ritheksuar edhe një herë se ai do ti besojë  punës, jo fjalëve në krye të bashkisë së Tiranës.

Për këtë Kosova tha se do të shtrijë dorën e bashkëpunimit me kryeministrin Rama në të mirë të komunitetit, duke e cilësuar Ramën si aleatin e tij të ardhshëm.

“Gjatë punës sime kam pasur të bëj me disa ministra dhe zëvendëskryeministra të cilëve u kam shtrirë dorën e bashkëpunimit, vetëm e vetëm për të krijuar kushte bashkëkohore për pacientët e mi. Unë nuk e them këtë për fushate. Pavarësisht se Rama thotë ndonjë fjalë, ju do ta shini që Rama do jetë përkrah meje”, ka thënë Kosova.

Halim Kosova nuk ka arsyer as batutat.

Ndërsa një nga banorët e pranishëm në takim u shpreh se njërëzit nga Skrapari janë të gjithë me LSI, Kosova deklaroi se ndjen një dashuri të veçantë për njerëzit e Skraparit , sidomemos për bektashinjtë.

Kosova shprehu admirim për Baba Mondin, kreun e bektashinjve, duke premtuar se do të respektojë në maksimum bektashinjtë.
 
Por për Kosovën fakti që skrapalinjtë janë me LSI, e se me kë parti janë njerëzit,  nuk do të ndikojë aspak në filozofinë e tij të qeverisjes.

Ai u shpreh i bindur se do të fitojë përtej partive.

“Çdo skrapali, pavarësisht forcës politike, zgjedh njeriun e punës. Nuk ekziston partia në këto zgjedhje, ekziston vetëm dëshira për ndryshim. Kam shumë takime e biseda, nuk ka sy që të gënjen, ne do fitojmë përtej partisë”, tha Kosova.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)