TIRANË - Kandidati i djathtë për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova nga Pallati i Kongreseve shpalosi programin e tij për Tiranën.
Teksa prezantonte programin e tij për kryeqytetin, Kosova tha se është i gatshëm të takojë e të pijë kafe me kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se ai e ka vlerësuar gjithmonë punën e Kosovës.
“Dua të pi kafe me Ramën le të më bëjë vërejtje, te me japë ndonjë sugjerim. Ai ka qenë vlerësues maksimal i punës time. Ai ka bërë atë që s’e ka bërë njeri. Ai më ka propozuar për një nga postet më të nderuara që ka ky vend. Kam edhe një gjë që do t’ia them në kafe. Ai s’mund të kondicionojë votën e të gjithëve. E kam merak ta pi një kafe me të. Që t’ia them këtë gjë. Ai mund ta ketë mendësi ndarjen politike. Kur ta ketë mundësi ditën, natën në mëngjes, mua më ka në dispozicion me konditë që kafen ja jap unë. E fundit do tua them. Unë s’jam politikan tipik, por ndoshta për këtë keni nevojë”, - tha Kosova.
Më tej, kandidati i djathtë për bashkinë e Tiranës ka thënë se Tiranës i duhet më shumë një menaxher sesa një politikan.
“Jam i bindur se këtij supeqyteti i duhet më shumë një menaxher sesa një politikan. Nuk i duhet një politikan si këta që e kanë shkatërruar qytetin. Nga eksperienca, menaxheri është më shumë talent që lind dhe nuk bëhet me urdhër. Tirana tashmë ka një plan urbanistik të detajuar. Në këto 4 vite Tirana ka pasur progres. Unë do të vendos objektiva dhe standarde. Do bëj të mundur që çdo qytetarë të dëgjohet he të jetë pjesmarrës në qeverisje. Do të investoj në infrastrukturë moderne dhe jo në projekte luksi”, - tha Kosova.
Ai ka thënë se bashkia duhet të ketë një vizion për vende të reja pune dhe mundësi më të mëdha.
“Tirana do të bëhet një qëndër tërheqëse për bizneset, më tërheqësja në rajon. Do përdoret me efiçesë çdo e ardhur që do mblidhen nga taksat dhe do përdoren për krijimin e sa më shumë mundësive. Janë rreth10 mijë persona që punësohen përmes trajnimeve dhe taktikave të këshillit bashkiak”, - tha Kosova.
Kosovës premtoi se do të ulë me 30% taksat për bizneset me qëllim nxitjen e bizneseve të reja dhe rritjen e vendeve të punës.
Duke folur për fshatin dhe projektin e tij për të, ai theksoi se fermerët nuk do të jenë më të harruar dhe do të ketë një plan të përbashkët zhvillimor qytet-fshat, duke vendosur nënkryetar bashkie që do të merret me potencialet bujqësore.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO