Kosova jashtë UNESCO-s për 
 3 vota, fitojnë Rusia e Serbia

Kosova jashtë UNESCO-s për <br /> 3 vota, fitojnë Rusia e Serbia
Kosova jashtë UNESCO-s për vetëm 3 vota. Konferenca e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë votoi kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë.

Nga 171 shtete që morën pjesë në votim në Këshillin e UNESCO-s, nga këto 92 votuan pro anëtarësimit të Kosovës, 50 kundër, ndërsa 29 shtete zgjodhën të abstenojnë.

Kosovës i duhej të siguronte 95 vota (2/3 e votave të anëtarëve të pranishëm në sallë), por i munguan vetëm 3 vota që të shënonte këtë hap historik.

Kërkesa e Kosovës për anëtarësim është paraqitur zyrtarisht Shqipëria. Votimit për anëtarësim i parapriu një kërkesë e delegacionit të Serbisë, për ta shtyrë votimin e sotëm, por përmes procesit të votimit shtetet anëtare thanë fjalën e tyre kundër duke e rrëzuar këtë kërkesë.

I pari që bërë publik këtë lajm ishte zëvendëskryeministri Hashim Thaçi i cili ishte i pranishëm në Këshill, me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook: "U fitua një betejë procedurale për Kosovēn në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s. U rrëzua propozimi rus dhe serb për shtyrje."- njoftoi Thaçi.

Janë mbi 45 shtete që nuk e kanë njohur Kosovën.

Autoritetet e Kosovës, kanë lobuar tek vendet e ndryshme të botës për të përfituar mbështetjen e tyre për pranimin e Kosovës në UNESCO.

Kosova në përgjithësi, ka zhvilluar një fushatë pozitive për t'u bërë anëtarja më e re e organizatës, ndërkohë që autoritetet e Serbisë dhe Kisha Ortodokse Serbe, po ashtu kanë zhvilluar një fushatë të intensifikuar duke kundërshtuar pranimin e Kosovës në UNESCO.

Me 21 tetor, Bordi ekzekutiv i UNESCO-s, me shumicë votash kishte vendosur që ta rekomandojë propozimin për pranimin e Kosovës në këtë organizatë, gjë që hapi rrugën që kjo çështje të votohet sot në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, e cila po mban punimet prej 3 deri më 18 nëntor.

Vendet që votuan pro:

Afganistani, Shqipëria, Andorra, Australia, Austria, Bahamet, Bahreni, Belgjika, Belize, Benini, Brunei,Bullgaria, Burgina Faso, Kanada, Chadi, Ishujt Cook, Kosta Rika, Bregu i Fildishtë, Kroacia, Republika Çeke,Danimarka, Xhibuti, Republika Dominikane, El Salvador, Estonia, Fixhi, Finlanda, Franca, Gaboni, Gambia, Gjermania, Gana, Grenada, Guinea Conakry, Guyana, Haiti, Honduras, Hungaria, Islanda, Irlanda, Italia, Jordania, Kuvajti, Latvia, Lesoto, Liberia, Libia, Lituania, Luksemburgu, Maqedonia, Malaui, Malajzia, Malta, Monako, Mali i zi, Nauru, Holanda, Zelanda e re, Nigeri, Norvegjia, Omani, Pakistani, Palau, Panamaja, Papua Neë Guinea, Portugalia, Katari, Ruanda, Saint Kitts and Nevis, Shen Lucia, Samoa, San Marino, Arabia Saudite, Senegal, Sierra Leone, Sllovenia, Ishujt Solomon, Somalia, Sudani, Suedia, Zvicra, Tanzania, Tailanda, Timor – Leste, Togo, Tonga, Turqia, Tuvalu, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbreteria e Bashkuar, Vanuatu, Jemeni.
 
Vendet që votuan kundër:
Afrika e Jugut, Angola, Argjentina, Jemeni, Bjellorusia, Bolivia, Botsvana, Brazili, Kili, Kina, Qipro, Kongo, Kuba, Ekuadori, Eritrea, Spanja, Etiopia, Rusia, Guatemala, Gruzija, Guinea Ekuatoriale, India, Indonezia, Kazakistani, Kirgistani, Libani, Maroko, Mauritjus, Mozambik, Meksiko, Mijanmar, Namibija, Nikaragua, Uganda, Palestina, Paraguai, Filipinet, Siria, Moldavia, Republika Demokratike e Kongos, Republika Popullore e Laosit, Koreja e Veriut, Serbia, Sllovakia, Sudani Jugor , Shri Lanka, Surinami, Uruguai, Venezuela, Zimbave!

Vendet që abstenuan:
Algjeria, Barbados, Butani, Bosnia e Hercegovina, Burundi, Kameruni, Komoros, Egjipti, Greqia, Guinea-Bissau, Xhamaika, Japonia, Kenia, Mali, Nigeria, Peru, Polonia, Republika Qendrore Afrikane, Koreja e Jugut, Rumania, Saint Vincent dhe Grenadines, Singapori, Trinidad dhe Tobago, Tunisia, Vietnami, Zambia.

Reagimet e para pas rrëzimit të kërkesës për anëtarësim
Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymerit  me anë të një postimi në rrjetin e tij social pas refuzimit të kërkesës së Kosovës për anëtarësim shkruan se lajmi është i keq dhe njëkohësisht indinjues.

“Mospranimi i Republikës së Kosovës në UNESCO është një lajm i keq për ne dhe njëkohësisht indinjues. Fatkeqësisht Asambleja e kësaj agjencie të OKB-së, agjenci që është e thirrur t’i mbrojë dhe çojë përpara vlerat e të drejtat universale për zhvillim kulturor e arsimor të popujve, sot vendosi bazuar në partikularitetin e interesave të ngushta mes shteteve të caktuara dhe avancimit hegjemonist të Serbisë dhe Rusisë.
 
Ofensiva diplomatike e Serbisë e ushtruar gjatë kësaj kohe kundër pranimit të Republikës sonë në UNESCO e dëshmon shumë qartë atë që të gjithë e dinë, e që disa nuk po duan ta kuptojnë, Serbinë e kemi armik që nuk zgjedh mjete për të na luftuar. Sa më të urtë dhe të nënshtruar ndaj Serbisë, aq më e egër ajo ndaj nesh.
 
Prandaj me të nuk mund të merremi vesh e të dialogojmë pa ndryshuar thelbësisht njëherë ajo. E, aq më pak t’ia plotësojmë kërkesat në Kosovë. Megjithë rezultatin negativ për Kosovën gjejmë rastin të falenderojmë përzëmërsisht Republikën e Shqipërisë, Ministrat Bushati e Kumbaro, si dhe vendet mike që sinqerisht e mbështesin Kosovën”-shkruan Ymeri
 
Thaçi: Rruga e Kosovës e pandalshme, aplikojmë sërish për UNESCO
Menjëherë pas këtij vendimi, zv/kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur zhgënjimin që Kosova mbeti jashtë UNESCO-s për vetëm tre vota. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook Thaçi tha se në 10 muaj fushatë Kosova bëri gjithçka që të fitonte votën e shteteve anëtare, por paralajmëroi se Kosova nuk do të ndalet dhe do të kërkojë sërish anëtarësimin në UNESCO dhe organizata të tjera. 

"Shumica e madhe e shteteve të botës kanë votuar për Kosovën. Fatkeqësisht, për 3 vota nuk fituam shumicën absolute të nevojshme. Për 10 muaj fushatë, si konfidenciale, ashtu edhe të hapur, kemi dhënë maksimumin dhe ç'është me rëndësi edhe qytetarët dhe miqtë e Kosovës dhanë shumë. Rruga e Kosovës është e pandalshme dhe ne do të aplikojmë dhe do të anëtarësohemi edhe në organizata tjera, përfshirë UNESCO-n edhe një herë. Zoti ju bekoftë. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës".

Çollaku:Turp!
Ministri i Integrimit Bekim Çollaku ka reaguar nëpërmjet një postimi në Tëitter duke thënë turp që Kosova nuk u anëtarësua në UNESCO për 3 vota. “Turp, vetëm për 3 vota. Kjo është ok, ne vetëm sa po fillojmë, të inkurajuar nga mbështetja e madhe. 92 vende për. Kosova në UNESCO”.-shkruan ai
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe