TIRANE - Kandidati për kryebashkiak, Halim Kosova, në takimin me banorët e njësisë 3 në zonën e Pediatrisë, u tha atyre se do të angazhohet për të qëndruar larg luftës politike për t’i shërbyer interesave të qytetarëve.
Kosova u ndal në faktin se konflikti politik në vend ka dëmtuar interesat e qytetarëve dhe solli si shembull bllokimin e banesa sociale për të pastrehët.
“Çdo konflikt politik në këtë vend është kthyer në një problem më vete për jetën e përditshme të qytetarit . Nuk mund të ketë asnjë lloj agresiviteti ndaj meje që të më bëjë të kthej rrugën e vendosur që çdo minutë ta shfrytëzoj për të gjetur një zgjidhje për ju. Jam këtu për të dhënë zgjidhjen e duhur dhe të marr vendimin e duhur në kushte shumë të vështira, por me qetësinë, maturinë dhe eksperiencën që unë kam”, tha Kosova.
Kosova u shpreh ndër të tjera se sulmet e kundërshtarëve janë sinjale bindëse që është në rrugën e duhur.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO