Kosova ka pezulluar mësimin për shkak të masave kundër koronavirusit deri në 27 mars. Gjithashtu është vendosur vetë-karantim për të gjithë personat që hyjnë në Kosovë nga vendet që është përhapur koronavirusi dhe pezullim i linjave ajrore. “Në Kosovë akoma nuk kemi asnjë të konfirmuar më koronavirus. Por pavarësisht kësaj komitet në mbledhje e jashtëzakonshme ka vendos që të marren masa paraprake. Ndër këto masa janë: ndërprerja e procesit mësimor në të gjitha nivelet deri me 27 mars 2020. Pezullimi i linjave ajrore. Kontrolli kufitarë në të gjitha pikat kufitarë. Vetëkarantim i detyruar i të gjithë qytetarëve të Kosovës që hyjnë nga vendet e prekura. Të gjitha aktivitetet publike do të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut. Ndalohet veprimtaria e klubeve të natës, palestrave pas orës 19:00. Të gjitha institucionet privatë e publike të marrin masa me dezinfektim për parandalimin e virusit” thuhet ne njoftim.
Masat e marra nga qeveria e Kosovës
Ndërprerja e procesit edukativo arsimor dhe institucioneve arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri më 27 mars 2020.
Pezullohet përkohësisht linja e udhëtimit ajror dhe tokësor.
Kontroll i obliguar i udhëtarëve nga ekipet mjekësore të QKMF’vë në të gjitha hyrjet dhe daljet e Kosovës me mbështetje të PK;së.
Vetëkarantim i detyruar për të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë nga zonat epidemike me rrezik të lartë dhe të mesëm.
Aktivitetet publike dhe jo publike mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut.
Të ndalohet veprimtaria e restoranteve, klubeve të natës, palestrave, pishinave pas orës 23:00.
Të ndalohet eksporti i pajisjeve, materialeve dhe medikamenteve mjekësore nga ana e operatorëve ekonomik dhe prodhuesve, përveç me Vendim të Qeverisë.
Të gjitha institucionet qeveritare, si dhe ndërmarrjet publike dhe private detyrohen të ndërmarrin masa për mbrojtje dhe dezinfektim në të gjitha institucionet sipas udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat kanë të bëjnë me masat e përforcuara higjienike.
Të gjitha ndërmarrjet publike dhe kompanitë privatë që kryejnë transport publik të udhëtarëve, obligohen të bëjnë dezinfektim të rregullt të mjeteve transportuese.
Të ndalohet transporti i organizuar ndërkombëtar (autobus, minibus dhe të ngjashme) drejt vendeve me rrezik të lartë dhe anasjelltas.
Parandalimi me efikas se sherimi.Edhe pse nuk ka asnje person me koronavirus ne Kosove,Qeveria e Kosoves mbylli gjitha shkollat ne gjithe nivelet dhe mjediset kosovare.Mori edhe masa te tjera parandaluese, dhe me siguri ka hartua apo do hartoje strategji te vecanta edhe per ditet te tjera.Kjo ka edhe ksoto financiare te pararashikueshme qe do mbullohet nga buxheti,ende I pa aprovuar I Kosoves.urrtesia politike e kombetare eshte competence dhe obligim I qeveritareve te ketij populli e ketij shteti.
Përgjigju