Në Kosovë ka nisur sot viti i ri akademik edhe me përkujtimin tradicional të protestës së fuqishme të studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Prishtinës, të 1 tetorit 1997, në mbrojtje të arsimit shqip, për lirimin e Universitetit e shkollave të okupuara nga regjimi i dhunës serbe.
Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, ministri kosovar i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, uroi të gjithë studentët dhe profesorët, duke theksuar se, "në epokën e zhvillimin të shtetit tonë, roli i studentëve dhe profesorëve të universiteteve të Republikës së Kosovës është rol përcaktues në kuadër të proceseve të integrimit".
"Për vite të tëra ne kemi treguar se jemi të gatshëm të ndërtojmë të ardhme të sigurtë dhe për këtë dëshminë kryesore e kemi universitetin, studentët dhe mësimdhënësit, që në periudha të vështira të historisë sonë u përballën nëpër vite me okupimin, shtëpitë private e me protestat. Krahas shkencës, studentët e bënë edhe luftën për liri deri në sakrificë", shprehet ministri Buja.
Këshilli Studentor i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", së bashku me protagonistë të Lëvizjes Studentore të '97-ës, vizitojnë Lagjen "Velania" në Prishtinë, vendin ku në vitin 1997 pati nisur protesta studentore dhe do i bëjnë homazhe e nderime rektorit historik, Ejup Statovci, i cili së bashku me studentët ishte në ballë të protestave.
Pikërisht para 17 vitesh, drejtpërdrejtë nga protesta, ATSH raportonte se "në Prishtinë ka shumë studentë të plagosur pas ndërhyrjes së policisë serbe", se "janë rrahur edhe shumë vajza - studente të Fakultetit të
Mjekësisë sepse donin të ndihmonin studentët e lënduar" dhe theksonte përkrahjen e gjithë popullit për protestën. "Në tërë qytetin e Prishtinës, ku kane dalë mbi 100,000 qytetarë, përkundër shtetrrethimit policor, mbretëron një atmosferë tepër e rëndë dhe e jashtëzakonshme", dëshmonte
korrespondenti i ATSH-së nga Prishtina (i atëhershëm dhe i tashëm), përmes telefoninit në 1 tetor 1997.
Raportimi bëhej edhe nga ambientet e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës në lagjen Velania, ku ishte vendosur në një shtëpi private pas dëbimit të dhunshëm e të përgjakshëm të shqiptarëve të Kosovës nga objektet shkollore e universitare.
"Forcat policore kanë bllokuar edhe ndërtesën e rektoratit. Në rektorat janë strehuar shumë studentë të lënduar, ndërsa brenda hyn edhe tymi i gazit lotsjellës", raportonte nga vendngjarja ATSH, e cila që në njoftimet e para për ndërhyrjen e egër të forcave serbe kundër mëse 30,000 studentëve shqiptarë protestues bënte të ditur se "për në Velani janë drejtuar dhe tanket".
Shtypi i sotëm kosovar përkujton se, Lëvizja Studentore e '97-s e drejtuar nga Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj, Driton Lajçi dhe Albin Kurti, e përkrahur dhe nga rektori historik i Universitetit të Prishtinës Ejup Statovci, si dhe nga disa profesorë, i pati dhënë fund politikës paqësore të popullit shqiptar ndaj regjimit shtypës të Serbisë.Edhe pse sot janë bërë 17 vjet, Lëvizja Studentore e '97-ës vazhdon të vlerësohet si pikënisje e kthesës së madhe historike që po vinte për Kosovën, kthesë e cila mori emrin dhe vulën e UÇK-së.
Disa nga protagonistët kanë deklaruar se kjo lëvizje ka qenë pantere strategjike e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Sipas tyre, Lëvizja Studentore e '97-s ka sensibilizuar opinionin ndërkombëtar se UÇK-ja buronte nga populli liridashës i Kosovës.
ATSH
/Shqiptarja.com