Halim Kosova i ka bërë thirrje Ramës që të ulet me të për një kafe, sepse sipas Kosovës edhe vetë Rama e di forcën e tij të ndryshimit.
Sipas Kosovës, Rama duhet të ndihet me fat që do ti duhet të bashkëpunojë me një Kryetar Bashkie si Kosova që i beson punëve jo llafeve.
"Meqë kam kamerat përballë dhe janë e vetmja mënyrë komunikimi e imja me kryeministrin, po i them: Mos ma vono atë kafen. Ma cakto atë dreq dite, se kam që dje që nuk e kam futur kafen në gojë. KM kërcënon që po votuat PD do humbisni fondet, po do e ketë shaka elektorale si puna e shëndetësisë falas", tha Kosova.
"Ai në brendësi e di se me mua do bashkëpunojë, më ka vlerësuar gjithmonë ai mua edhe unë atë. E di forcën time të ndryshimit.Ku ka fat më të madh për një kryeministër se një kryetar bashkie me punë jo me llafe. Do shoh njerëzit e punës, nuk do shoh partitë. Uroj mos të ma marrë PD-ja për ters këtë."
Më pas Kosova është ndalur në pesë prioritetet e tij për Bashkinë e Tiranës dhe njësinë numër 2 si higjena publike, shkolla më të mira, rrugë dhe trotuare bashkëkohore.
Kosova ka premtuar në këtë njësi vëmëndje për shtresat në nevojë dhe shtrimin e 100 rrugëve brënda 2 viteve të para dhe ndërtimin e 4300 m katror sipërfaqe të gjelbërta në njësinë 2.
Pjesë nga fjala e Kosovës:
Në çdo lagjie do sqarojmë konkretisht çfarë do të bëhet.
Në 2 vitet e para do shtroj 100 rrugë dhe do lidh çdo fshat me rrugët kombëtare.
Do mundësojmë ujë të pijshëm dhe 24 orë.
Rikualifikim Urban të rruësg Budi, Sotir Kolea dhe rrugët e pallateve. Ndërtimin e 9300 m katror trotuare.
Riparim të 35 pusetave dhe sistemim të kanalizimeve të ujërave të zeza. Vendosjen e 170 ndriçuesve në zonën tuaj.
Këto janë gjëra që ju i meritoni, nuk janë llafe. Unë nuk kam llafe, kam punë.
Katër kënde lojërash për fëmijët dhe 20 kosha rrugorë në zonën tuaj.
Doni pemë më shumë ? 1 Kalama, 1 pemë. Krijimi një terreni sportiv, sistemimin e 140 vëndeve të parkimit në sheshet para pallateve.
Nëse mua më duartrokisni, për të tjerët mendohuni mirë.
Unë o bëj tamam një gjë, o nuk ju bezdis 100 herë. Do e bëj me standarte të sakta.
Ndërtim i rrjetit inxhinjerik.
4300 m katror sipërfaqe të gjelbërta, mbjellje e 280 shkurreve dekorative në bllokun ku jetoni.
Përmirësimi i infrastrukturës së arsimit parashkollor dhe parauniversitar. Do të ketë vëmëndje absoulute sepse aty varet edukimi isë ardhmes së vendit.
Do ndërtojmë një shkollë 9 vjeçare dhe një të mesme.
Ndërtimi i dy bibliotekave në shkollat e zonës.
Rruga Mihal Grameno do të rikonstruktohet.
1000 ndriçues të rinj.
320 vënde të reja për parkim.
Nuk do të lodhemi për ti bërë të gjitha këto.
Program për menaxhim cilësor të transportit.
Rehabilitim i sisitemit të ngrohjes në Shkollën Mihal Grameno. Një shkollë e re e mesme do ti shtohet Saukut.
Nuk do e përdor më sistemin shëndetësor se më kanë thënë mos e përdor më, po unë nuk jam politikan që ti bie gjërave rrotull. Atë që them e bëj.
Në jetën time bëj atë që kam përballë.
Dje kam spjeguar me zemër arsyen pse jam para jush.
Edhe unë njeri jam mund të bëj ndonjë lëshim. Vetëm një lëshim do pranoj. Vetëm nëse projekti nuk mbaron në afat, por më përpara, do ta pranoj.
Për mua të gjithë qytetarët janë njësoj, të majtë të djathtë, të pasur, të varfër. Çdo gjë do ta bëj për Tiranën.
Meqë kam kamerat përballë dhe i kam të vetmen mënyrë komunikimi me Kryeministrin. Mos ma vono atë kafen. Ma cakto atë dreq dite, se kam që dje që nuk e kam futur kafen në gojë. Kërcënon që po votuat PD do humbisni fondet, po do e ketë shaka elektorale si puna e shëndetësisë falas.
Ai në brendësi e di se me mu do bashkëpunojë, më ka vlerësuar gjithmonë ai mua edhe unë atë. E di forcën time të ndryshimit
Ku ka fat më të madh për një kryeministër se një kryetar bashkie me punë jo me llafe. Do shoh njerëzit e punës, nuk do shoh partitë,. Uroj mos të ma marrë PD-ja për ters këtë.
Mezi po pres ta marr atë çelës dhe ti kthej fjalët në vepra.
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
