KOSOVË/ Deputeti i AAK-së Pal Lekaj dënohet me mbi 3 vite burg për shpërdorim detyre

KOSOVË/ Deputeti i AAK-së Pal Lekaj dënohet me mbi 3 vite burg për shpërdorim detyre

Pal Leka

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Leka, është dënuar me 3 vjet e 8 muaj burg për shpërdorim detyre dhe dëmtim të buxhetit të Kosovës.

Lekaj është dënuar për shpërdorim të detyrës dhe dëmtim me dashje të buxhetit të Kosovës, gjatë kohës që ai ka qenë ish ministër i Infrastrukturës.

Dënimi ka të bëjë me rastin e ndarjes së 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel&Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Ndërkohë, ish-sekretari i Ministrisë Nebih Shatri dhe drejtori i Prokurimit, Besim Tahiri janë dënuar me nga 1 vit e 8 muaj ndërsa Eset Berisha me 3 vjet e tre muaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:31
U dënua me mbi 3 vite burg, reagon deputeti i AAK-së: Jam i pafajshëm, kundërshtarët të mos gëzohen para kohe

1706711477_pal.jpg

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj është dënuar me 3 vjet e 8 muaj burg “për shpërdorim detyre” dhe “dëmtim të buxhetit të Kosovës”.

Lekaj është dënuar ne akuzën se ka shpërdoruar detyrën gjatë kohës që ai ka qenë ish-ministër i Infrastrukturës. Pal Lekaj ka reaguar për herë të parë pas këtij vendimi duke e konsideruar vendimin e gjykatës të padrejtë.

Por nuk ka lënë pa shigjetuar edhe kundërshtarët e tij politikë.

“Në historinë e gjykimeve në Kosovë, ka pasur mijëra raste të gjykimeve të padrejta e të pabazuara, siç ishte edhe vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore ndaj meje. E njoftoj opinionin e gjerë publik se asnjëherë nuk i kam tejkaluar kompetencat e mia e nuk e kam keqpërdorur pozitën e ministrit, kjo as në rastin e Autostradës “Arbën Xhaferi”! Natyrisht, unë do ta ankimoj vendimin në Apel dhe jam i bindur se vendimi i sotëm do të shpallet NUL. Kundërshtarëve te mi politikë u them të mos gëzohen para kohe, sepse e drejta që do të dalë në shesh shumë shpejt do t’i zhgënjejë. I bindur në pafajësinë time dhe në drejtësi”, tha Pal Lekaj.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Kuvend/ Ratifikimi i marrëveshjes për ‘Laboratorët inteligjentë’, Manastirliu: Pajisen mbi 600 shkolla, rrisim aftësitë digjitale të nxënësve

Kuvend/ Ratifikimi i marrëveshjes për ‘Laboratorët inteligjentë’, Manastirliu: Pajisen mbi 600 shkolla, rrisim aftësitë digjitale të nxënësve