Përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Hungarisë, zhvilluan një takim në të cilin kanë negociuar lidhur me marrëveshjen për Ndihmë Juridike të Ndërsjelltë në Çështjet Penale.

Ministria kosovare e Drejtësisë bën të ditur sot se negociatat janë finalizuar me marrëveshje, e cila do të nënshkruhet pas përfundimit të procedurave të brendshme nga të dyja shtetet.

Kjo marrëveshje do të kontribuojë në thellimin e bashkëpunimit mes të dy vendeve, si dhe do të lehtësojë realizimin e kërkesave në mënyrë të shpejtë dhe efikase në çështjet penale.

Të dyja palët shprehën gatishmërinë në thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë

ATSH