Kosovë, paralajmërohen masa të reja anti-COVID

Kosovë, paralajmërohen masa të reja anti-COVID

Foto ilustruese

Duke nisur nga java e ardhshme pritet që në Kosovë të hyjnë në fuqi masa të reja kundër  COVID.

Këto masa janë paralajmëruar nga sektori i gastronomisë. Pritet të përfshihet edhe dëshmia e vaksinimit për të marrë pjesë në disa aktivitete.

Nga Shoqata e Gastronomëve dhe Oda e Hotelierisë dhe Turizmit thanë se pas takimeve me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, përveç qytetarëve edhe stafit të sektorit të gastronomisë, do t’u kërkohet që të dëshmojnë se janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës.

“Çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marrë pjesë në çdo aktivitet shoqëror, qoftë qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare, obligohet që të marrë vaksinën anti-COVID, sepse nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar, përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet”, tha Oda e Hotelierisë dhe Turizmit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse