/ATSH/.-Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Republikën e Maltës.
Gjatë vizitës dyditore të nisur sot në Maltë zëvendëskryeministri Thaçi do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, George W. Vella, kryetaren Marie-Louise Coleiro Preca, ministrin e Punëve të Brendshme dhe të Sigurisë Kombëtare, Carmelo Abela, dhe kryeparlamentarin An?lu Farrugia.
Sipas njoftimit të MPJ-së, zëvendëskryeministri Thaçi, në takimet me zyrtarët më të lartë shtetërorë maltezë do të kërkojë mbështetjen e këtij vendi anëtar të Bashkimit Evropian për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe liberalizimin sa më të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës.
Në listën zyrtare, Malta është vendi 46 që ka njohur Kosovën në 21 gusht 2008, rreth gjysëm viti pas shpalljes së pavarësisë së njohur deri tani nga 109 shtete anëtare të OKB-së.