Programi i Kombeve të Zhvilluara për Zhvillim lancoi sot në Prishtinë Raportin e Zhvillimit Njerëzor në Kosovë  2014 të titulluar "Migrimi si forcë për zhvillim",  ku theksohet se, bashkëveprimet ekonomike me diasporën kosovare janë aq të thella sa që ndikojnë fuqishëm në zhvillimin makroekonomik të vendit dhe, në këtë mënyrë, të të gjithë kosovarëve.

Konstatohet se, "migrimi i fuqisë punëtore dhe bashkëveprimi ekonomik me diasporën kosovare jashtë vendit kanë ndikim të thellë në mundësitë ekonomike dhe jetesën e shumë individëve në Kosovë dhe kjo nuk është e kufizuar vetëm në nivel të ekonomive familjare".

Në këtë Raport të Zhvillimit Njerëzor të Kosovës të vitit 2014,  i bëhet një vështrim të afërt mënyrës se si migrimi i fuqisë punëtore dhe bashkëveprimet me diasporën ndikojnë në zhvillimin njerëzor në Kosovë.

Lançohet Raporti i Zhvillimit Njerëzor në Kosovë 2014
Ky raport është frymëzuar nga Raporti Global i Zhvillimit Njerëzor të UNDP-së për vitin 2009 për migracionin dhe zhvillimin njerëzor dhe bazohet në rezultatet e atij raporti për t'i kuptuar më mirë lidhjet e mundshme ndërmjet migrimit, remitancave, diasporës dhe zhvillimit njerëzor. Në nivel të Kosovës, analiza është bazuar në studimet ekzistuese empirike, statistikat ekonomike dhe të popullsisë në nivel të Kosovës, si dhe të dhënat primare nga disa studime të ekonomive familjare dhe sondazhe publike.

"Përfundimisht, migrimi i fuqisë punëtore dhe lëvizshmëria në Evropë do ta ndihmonin në masë të madhe zhvillimin njerëzor në Kosovë. Vendet potenciale pritëse duhet ta marrin parasysh krijimin e mundësive shtesë për emigrantët e punës nga Kosova, ndërsa autoritetet e Kosovës duhet, si çështje me prioritet, ta zbatojnë udhërrëfyesin e BE-së për liberalizimin e vizave në hapësirën Shengen i cili, nga ana e tij, do të lehtësonte lëvizjen ndërkombëtare për studim, punë, trajtim mjekësor dhe turizëm", thekson raporti i UNDP.

Lançohet Raporti i Zhvillimit Njerëzor në Kosovë 2014
Ngjarja u transmetua drejtpërsëdrejti përmes live streaming në të gjitha ambasadat e Kosovës dhe zyrat diplomatike me diasporë më të madhe kosovare. 

ATSH