Deputetja më e votuar kosovare në zgjedhjet parlamentare 2014, me mbi 30 mijë vota, Vjosa Osmani, në zgjedhjet e partisë së saj, LDK-së, ka vendosur të sfidojë kryetarin dhe kryeministrin, Isa Mustafa.
Në një intervistë televizive mbrëmjen e sotme ajo ka shpalosur platformën me të cilën synon të udhëheqë partinë. Osmani ka thënë se do ta prezantojë çdo ditë platformën e saj dhe se beson që shumica e delegatëve në Kuvendin e 31 majit do ta përkrahin.
Qëllimi kryesor, sipas saj, është kthimi i LDK-së si partia e parë në vend.
Ditë më parë, kryeministri Mustafa po ashtu në një intervistë televizive ka paralajmëruar se do të kandidojë për kryetar të LDK-së, parti të cilën edhe aktualisht e udhëheqë.
Më parë, edhe ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka paralajmëruar kandidimin për kryetar të LDK-së, post të cilin e mbante pas Rugovës, e para Mustafës. /atsh/